Flash

Red Bull, nis hetimi i brendshëm për Horner: sjellje e papërshtatshme

Lapsi.al 5 February 2024
Red Bull, nis hetimi i brendshëm për Horner: sjellje e

Christian Horner është nën hetim nga ekipi i tij. Kjo është ajo që bën të ditur një lajm gazetaresk nga shtypi holandez dhe gjerman. Red Bull Racing ka konfirmuar se ka nisur një hetim të brendshëm ndaj Team Principal për akuza të rënda për sjellje të papërshtatshme ndaj një anëtari të ekipit. Një lëvizje e qartë kundër pesëdhjetëvjeçarit anglez nga Red Bull, që ndërmori veprime të shpejta duke punësuar një ekspert të jashtëm ligjor për të udhëhequr hetimin.

Organizata në lidhje më këtë tha: “Pas akuzave të fundit që kanë dalë në dritë, shoqëria ka nisur një hetim të pavarur. Ky proces, i cili tashmë është duke u zhvilluar, po kryhet nga një avokat specialist i jashtëm. Kompania po e merr shumë seriozisht çështjen dhe hetimi do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk do të ishte e përshtatshme për të komentuar më tej në këtë moment".

Lexo më tej: F1/ Red Bull blindon Verstappen me shifrën e çmendur: 40 milionë euro në vit deri në 2028

Episodi nën hetim duket se ka ndodhur në kontekstin e garave të Kupës së Botës së Skive Alpine në Kitzbuhel (fundjavën e kaluar të janarit), ku Horner - bashkëshorti i ish-Spice Girl Geri Halliwell - është i rregullt, ashtu si figura të tjera të shquara si p.sh. austriaku Toto Wolff dhe CEO i McLaren, Zak Brown.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI