Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

"Rrezikohem nga bandat dhe Edi Rama"/ Laert Haxhiut i refuzohet azili politik në Greqi

Lapsi.al 5 February 2024
"Rrezikohem nga bandat dhe Edi Rama"/ Laert Haxhiut i refuzohet azili

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi. Lajmi bëhet publik prej burimeve lokale, të cilat i thanë Top Channel se Haxhiu pasi iu refuzua kërkesa për azil, u dërgua nën masa të rrepta sigurie në burgun e Korridhalos, ku do të mbahet deri në vlerësimin përfundimtar të kërkesës së tij për azil nga Gjykata e Lartë Greke. Ky vendim pritet të merret brenda një afati jo më shumë se 90 ditë.

Sipas të njëjtave burime konfidenciale nga gjykata e Janinës thuhet se mbrojtja e Haxhiut kishte argument bazë në kërkesën për azil publikimet në media se atij “i rrezikohet jeta prej bandave rivale në Shqipëri", por edhe prej "regjimit të kryeministrit Rama".

Sipas mbrojtjes të tij, "Haxhiu rrezikon edhe për ndjenjat e tija filo-greke të përndiqet prej regjimit të Ramës pasi atje filo grekët dhe minoritarët përndiqen, duke referuar rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, si rast flagrant të persekutimit të vorioepirotëve“, - siç u shpreh mbrojtja përballë trupit gjykues.

LEXO EDHE: Historia e Laert Haxhiut, banditi që donte vetëgjyqësi për krimet e Aldo Bares

Vlen të përmendet se Lart Haxhiu përfaqësohet prej së njëjtës zyrë avokatie që ka përfaqësuar pothuaj të gjithë personat me precedentë penalë që kanë përfituar azil politik në Greqi këto vitet e fundit në Greqi. Siç dihet nga publikimet e vendimeve të gjykatës së lartë greke, këta persona kanë fituar azilin në Greqi, pikërisht prej ndjenjave të tyre filogreke dhe kërcënimeve të regjimit anti-grek në Shqipëri.

Në të gjitha rastet dëshmitarë në gjyqet që vendosej azili për këta persona,dalin eksponentë të lartë drejtues së një shoqate që merr në mbrojtje minoritetin Grek në Shqipëri,si dhe një zyrtare e lartë e shtetit Shqiptar e cila udhëton enkas për të dëshmuar në Gjykatën e Lartë Greke pro çdo rasti kërkese azili që pikërisht zyra në fjalë merr përsipër.

Gjithashtu, Top Channel mësoi se ende nuk ka mbërritur në Athinë dosja e përkthyer me provat dhe dëshmitë që e lidhin Haxhiun me një seri krimesh në Shqipëri dhe dy vrasje të kryera në Greqi, çka me shumë gjasa do ti mundësojnë atij lirinë brenda pak muajve. /TCH

LEXO EDHE: Zbardhet DOSJA/ Si jepte urdhrat e ekzekutimeve Laert Haxhiu

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI