Flash

Berisha për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Jep vendime të turpshme dhe kriminale

Lapsi.al 6 February 2024
Berisha për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Jep vendime të

Sali Berisha ka sulmuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj për vendimet që ka marrë në favor të qeverisë së Edi Ramës.

‘Kurse ti bëhesh këshilltare e Edi Ramës, turpi i dheut, turpi i ligjit, turpi i të drejtës’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Edhe njëherë dua t’u rikujtoj miqtë e mi se Edi Rama, për të rrëmbyer liritë tuaja, për të vendosur të gjitha pushtetet në duart e tij të krimit, së pari rrëmbeu votën, së dyti rrëmbeu drejtësinë.

Para dy ditësh, ajo që është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, u tha shqiptarëve se është e paimagjinueshme të mos zbatohet vendimi për Ndrikull Xhaçkën, për Olta Xhaçkën, vendimi i gjykatës.

Në emër tuaj, nuk më vjen mirë të merrem me një zonjë, por kur tejkalon çdo lloj limiti, nuk ke rrugë tjetër.

Asaj zonje i them, më e paimagjinueshme se çdo gjë tjetër janë vendimet e tua të turpshme dhe kriminale.

Zonjë, që nga paratë e këtyre qytetarëve, edhe të papunë, taksat e tyre, merr sot një rrogë 20 përqind më të lartë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, një vend me të ardhura pesë herë më të larta se Shqipëria, ajo që nuk mund ta imagjinojë një njeri është të shkruash në zyrën tënde të turpit, Kushtetutën e vendit.

T’i hiqesh të drejtën opozitës për ankesë të pakushtëzuar që i ka njohur Kushtetuta.

Të shpallësh entitet parlamentin, që nuk e njeh Kushtetuta si të tillë.

Ku ke ti moral të flasësh për imagjinatë, kur ti nuk njeh as të drejtën kushtetuese të vendit tënd, as të drejtën ndërkombëtare.

A e di ti zonjë se në të drejtën ndërkombëtare, në konventat që ka firmosur ky shtet, ti kurrë nuk mund të votoje për ndërtimin e Skavicës, se ajo që ti bëhesh këshilltare e narkoshtetit, që është turpi i dheut, e di çfarë do të thotë ajo këshillohu, do të thotë se ke shkelur ligjin ndërkombëtar, do të thotë se ke vendosur pa pyetur komunitetin, do të thotë se vendimi nuk ka vlerë, do të thotë se ligji nuk ka vlerë.

Por ti nuk ke guxim se ti je e blerë, e blerë, e blerë!

Dhe do të bësh moral ti, do të bësh edhe moral.

Si mund të bësh moral ti kur në konventat ndërkombëtare që ka firmosur ky shtet, kjo qeveri nuk mund të firmoste kurrë pa marrë miratimin e banorëve, se shkelte këtë të drejtë ndërkombëtare.

Kurse ti bëhesh këshilltare e Edi Ramës, turpi i dheut, turpi i ligjit, turpi i të drejtës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI