Flash

Killer Mike reagon pas arrestimit në Grammy

Lapsi.al 6 February 2024
Killer Mike reagon pas arrestimit në Grammy

Killer Mike ka reaguar pasi u prangos dhe u mor në pyetje nga policia në Grammy 2024.

Incidenti ndodhi pasi reperi i Atlantës fitoi këngën më të mirë rap dhe performancën më të mirë rep për "Scientist & Engineers" dhe albumin më të mirë rap për Michael gjatë ceremonisë.

Në një video të shpërndarë nga Chris Gardner i The Hollywood Reporter në X, i njohur më parë si Twitter, muzikanti u pa duke u shoqëruar nga Crypto.com Arena nga oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit.

Të dielën mbrëma, LAPD konfirmoi në X se një person "u arrestua dhe u vu në pranga për një përleshje fizike që ndodhi në bllokun 700 të Chick Hearn Court".

"Siç mund ta imagjinoni, kishte shumë gjëra dhe kishte një konfuzion rreth asaj dere se në cilën derë duhet të hynim unë dhe ekipi im. Ne u hasëm me një roje sigurie i cili ishte gati të grindej, por ekipi im dhe unë kemi besimin më të madh se përfundimisht do të lirohemi nga  akuzat. Deri në atë kohë, vazhdoni të dëgjoni Michael dhe vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja," tha Killer Mike në një deklaratë të ndarë me PEOPLE.

Reperi shtoi se ai dhe ekipi i tij morën "një numër telefonatash nga fansa dhe kolegë të shqetësuar që donin të dinin nëse isha mirë". “Unë e vlerësoj shumë shqetësimin dhe mbështetjen, por jam mirë ”, vazhdoi ai.

Një burim i tha PEOPLE se Mike u akuzua për një kundërvajtje dhe se ekipi i tij është "i bindur se faktet e çështjes, kur të zbulohen, do të tregojnë se ai nuk ka kryer veprën e supozuar dhe do të shfajësohet"./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohet gjinia e bebit të Olta Gixharit

Olta Gixhari është në pritje të fëmijës së dytë dhe ka organizuar një “baby shower”, në të cilën morën pjesë familjarë, të afërm dhe miqtë e aktores. Aktorja...

14:27

Ndahet nga jeta valltarja Liljana Cingu

Liljana Cingu, valltare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mjeshtri ...

21:12

Jacob Elordi, nën hetim për sulm

Jacob Elordi është subjekt i një hetimi të policisë së NSW pasi dyshohet se është përfshirë në një debat jashtë një hoteli në Sydney të shtunën. Aktori i Sal...

14:14

Kim Kardashian rikthehet me ish partnerin?

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. kanë nxitur aludimet për romancë. Dyshja u panë duke ndjekur ceremoninë e Jay-Z para Grammys në West Hollywood të premte...

14:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI