Flash

Kush ikën e vjen, lëvizjet në Policinë e Shtetit (Emrat)

Lapsi.al 6 February 2024
Kush ikën e vjen, lëvizjet në Policinë e Shtetit (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur disa lëvizje në Policinë e Shtetit. Lista si më poshtë.

Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komisar Learton Haxho, deri tani specialist/instruktor në Sektorin e Trajnimit ndaj të Tretëve dhe Karrierës, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale, në Akademinë e Sigurisë, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Drejtues Agim Koçiraj, deri tani shef i Sektorit ‘Fast Albania’, në Sektorin për Kërkimin ‘FAST ALBANIA’, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Drejtues Artur Shira, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet shef i Sektorit ‘Fast Albania’, në Sektorin për Kërkimin ‘FAST ALBANIA’, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Akil Kalo, deri tani asistent në zyrën ndihmëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtues Afrim Tafa, deri tani zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtues Arben Joco, deri tani drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, emërohet asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

A kanë Grammy-t një problem Beyonce?

Në ndarjen e çmimeve Grammy të dielën mbrëma, Jay-Z deklaroi se pavarësisht se fitoi 32 Grammy gjatë karrierës së saj të jashtëzakonshme, më shumë se çdo artist...

15:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI