Flash

PAMJET/ Megaoperacion kundër mafies shqiptare në Ekuador e Spanjë, 30 të arrestuar

Lapsi.al 6 February 2024
PAMJET/ Megaoperacion kundër mafies shqiptare në Ekuador e

Një mega-operacion i shtrirë në Ekuador dhe Spanjë ka çuar në arrestimin e 30 personave të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash. Mediat ekuadoriane raportojnë se të arrestuarit janë të lidhur me një organizatë të implikuar në trafikun e drogës, të drejtuar nga një shqiptar i identifikuar si Dritan Gjika.

Deri të martën në mëngjes në këtë operacion janë kryer 57 bastisje në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay. Ndërsa në Spanjë operacionet janë zhvilluar në Barcelona, Málaga, Marbella dhe Valencia.

Policia bëri me dije se deri më tani janë sekuestruar: 2 ton e 377 kg drogë (gjatë hetimeve) dhe 450 mijë euro. Paratë e sekuestruara në Ekuador janë ende duke u numëruar si dhe 10 armë zjarri. Janë sekuestruar 25 automjete, 22 pasuri dhe 27 celularë.

Sipas hetimeve, Dritan Gjika ishte drejtues i kësaj organizate, e cila merrej me porositë për drogën pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe më pas interesohej për koordinimin e shitjes deri në Europë. Për këtë, organizata kishte bashkëpunim me disa persona që ndihmonin në koordinimin e transportit deri në kufirin me Ekuadorin.

Prej aty supozohet se ngarkesa e paligjshme vazhdonte rrugën e saj në rrugë tokësore për në qendrat e saj të operimit në provincat Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas, ku grumbulloheshin sasi të mëdha substancash të paligjshme.

Nga hetimet u zbulua se organizata mbushte kontejnerë me mallra të ligjshme (si banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri. Policia beson se organizata kishte informacion të detajuar për dokumentet detare të tregtisë së jashtme, gjë që e lehtësonte fshehjen e drogës brenda kontejnerëve. ©LAPSI.al

1707243338_rqeeaegvbava.PNG

https://twitter.com/PoliciaEcuador/status/1754847711914811437?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754847711914811437%7Ctwgr%5Eb45237ba761e2609d3b9505a1936fcfb159200fe%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fmegaoperacion-ne-ekuador-dhe-spanje-kunder-mafies-shqiptare-sekuestrohet-mbi-2-ton-droge-30-te-arrestuar-kush-eshte-koka-e-bandes-kriminale

Të këshilluara

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë në afërsi te fshatit Rëmenj. Mësohet se një nga automjetet i...

19:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI