Flash

Po kryente rivënien, Ocampos ngacmohet turpshëm nga tifozi, Sevilla: "La Liga të marrë masat e duhura"

Lapsi.al 6 February 2024
Po kryente rivënien, Ocampos ngacmohet turpshëm nga tifozi, Sevilla:

“Sevilla shpreh keqardhje të thellë për incidentin që ndodhi në ndeshjen kundër Rayo Vallecano. Ku lojtari ynë Lucas Ocampos pësoi një gjest të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Sevilla shpreson se do të merren masat e duhura nga rregullorja në mënyrë që një sjellje e tillë të mos përsëritet në një fushë futbolli. Qendrimi ynë i është komunikuar La Liga”. Qëndrim shumë i ashpër i klubit andaluzian pas episodit të pabesueshëm që përfshiu sulmuesin argjentinas.

Ocampos u ngacmua nga një tifoz teksa po përgatitej të bënte një rivënie anësore. “Këto gjeste dhe sjellje nuk duhet të lejohen në kompeticionin tonë nëse ne aspirojmë të jemi liga më e mirë në botë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Lexo më tej: Imitoi një majmun, për të fyer Vinicius: Sevilla 'flak' fajtorin jashtë stadiumit

Gjithçka ndodhi në minutën e 32' të Rayo Vallecano-Sevilla. Një tifoz i vendasve, teksa Ocampos po përgatitej të bënte një rivënie anësore, preku të pasmet e lojtarit. Pamjet kanë bërë xhiron e internetit dhe në La Liga ka plasur skandali. Ocampos tërhoqi vëmendjen e arbitrit, shokët dhe kundërshtarët e tij nxituan drejt vijës anësore ku tifozi i ri qeshte, duke mos kuptuar peshën absolute të aktit të shëmtuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI