Flash

Vendi në “terr” statistikor, databaza e INSTAT jashtë funksionit, ekspertët: Sulmet po masivizohen

Lapsi.al 6 February 2024
Vendi në “terr” statistikor, databaza e INSTAT jashtë

Databaza më të dhënat e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), nuk është aktive që nga data 31 janar, kur grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ njoftoi se kishte sulmuar serverat dhe web-in.

Pas pesë ditësh nga sulmi, të dhënat të detajuara të statistikave zyrtare të vendit, për popullsinë, ekonominë, tregtinë, arsimin, shëndetësinë, etj nuk janë të aksesueshme. Në rastin më të mirë mungesa e tyre bllokon punën për një seri fushash dhe sektorësh që e kanë të bazuar aktivitetin në përpunimin dhe analizimin e të dhënave.

Një ditë më parë INSTAT njoftoi mediat me anë të një emali se pas sulmit kibernetik të ndodhur më datë 31 janar 2024 është arritur të rihapet faqja zyrtare www.instat.gov.al. Në ditët në vijim faqja zyrtare do të përditësohet me informacionet e fundit, vijoi në njoftimin e tij INSTAT.

Në seksionin e tregtisë së jashtme mungojnë dy muajt e fundit të vitit 2024, nëntor dhe dhjetor, por ndërkohë databaza që jep të dhëna të detajuara është jashtë funksionit.

Gjatë fundjavës “Homeland Justice’ njoftuan se kanë asks të plotë në 10 terrabite, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit.

Ekspertë të IT që kanë punuar me sistemet publike sqaruan se përmasat e dëmit varen nga koha që grupi i hakerave ka qëndruar në sistem. Sa më e gjatë te ketë qenë koha e qëndrimit aq më i madh është dëmi, që përfshin aksesin edhe në sistemet Back-up. Këto sisteme shërbejnë për të ruajtur të dhënat në serverë të veçante në rast të një sulmi në sistemet me të cilat punohet. Eksperti shpjegoi se metodat e hakerimit kanë evoluar shumë vitet e fundit, ndërkohë që ka shumë pak IT profesionte dhe përdoruesit e sistemeve nuk kanë kulturën bazike për të ruajtur nga sulmet.

“PSH vitet e fundit hakerimi nga emaili është bërë agresiv. Punonjësve ju shkon një email nga shefi, hapja e të cilit u jep akses në sistem hackerave”-tha eksperti. Kjo lloj mënyrë po aplikohet masivisht edhe ndaj bizneseve vitin e fundit, të cilët hakërrohen për gjobëvënie.

Eksperti tha se që kur sistemet u përnderuan në Agjencinë e Kombëtare të Informacionit, në shume institucione nuk ka punonjës IT në organikë. Pranie e IT ne entet publike është e domosdoshme për të kontrolluar dhe trajnuar përdoruesit, por edhe për të kontrolluar rrjetet pasi sulmet tani po ndodhin në këtë mënyrë, shpjegoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI