Flash

Video/ Jason Momoa zbulon shijet e tij në futboll: Aquaman është tifoz i Palermo

Lapsi.al 6 February 2024
Video/ Jason Momoa zbulon shijet e tij në futboll: Aquaman është
Trendi që VIP-at të veshin fanella të ekipeve të futbollit po bëhet gjithnjë e më popullor. Në Hollywood duket se pëlqehen veçanërisht ato të klubeve italiane, pa ndonjë arsye specifike. E këtu kemi një numër në rritje të njerëzve të famshëm që veprojnë si tifozë të futbollit italian, të kompletuar me foto dhe postime të shpërndara në mediat sociale. Këtë herë ishte radha e Jason Momoa të pozonte me fanellën e Palermos.

AQUAMAN PALERMITAN

Jason Momoa është aktori që u bë i famshëm me Aquaman por edhe për pjesët e tij në Fast & Furious dhe filma të tjerë të suksesshëm. Tani befas aktori doli të ishte një fans i... Palermos. Klubi italian ka publikuar dy postime në profilin e Instagram, ku shfaqet aktori i fuqishëm i veshur me fanellën e klubit dhe një video në të cilën ai deklarohet si tifoz i Palermos. Një dalje e papritur që i ka gëzuar dhe argëtuar tifozët palermitanë në të njëjtën kohë. Kush e di nëse një ditë do të shfaqet në tribunat e stadiumit Barbera duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar këngë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI