Flash

VOA nxjerr sondazhin/ 86% e shqiptarëve: Korrupsioni problem serioz

Lapsi.al 6 February 2024
VOA nxjerr sondazhin/ 86% e shqiptarëve: Korrupsioni problem serioz

Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi të martën një sondazh kombëtar mbi Shqipërinë, ku qytetarët shprehin një besim të lartë tek SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për sondazhin e realizuar nga qendra stusimore IDRA, u pyetën afro 1 mijë e 800 qytetarë mbi 18 vjeç në të gjithë territorin.

Afro 86% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69% e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike. 

Sondazhi IRI mbi Shqipërinë/1

Ata pohuan se korrupsioni më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, rryshfetet, klientelizmi në kurriz të meritokracisë dhe mosndëshkimi i keqbërësve.

"Është inkurajuese të shohësh që shumica e popullit shqiptar mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, që po bëhen në vend. E ardhmja e Shqipërisë bazohet në suksesin e luftës kundër korrupsionit, i cili po sfidon veçanërisht klimën politike të polarizuar skajshëm në vend", - tha Paul McCarthy, drejtori i IRI-i për Europën në deklaratën për shtypin.

Në sondazhin e publikuar nga IRI, pjesa dërrmuese e të anketuarve (63%) renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë (40% e tyre), si dhe më tej korrupsionin dhe migracionin.

Pjesa më e madhe e tyre (mbi 60%) pohuan se këto shqetësime kryesore do të ishin përcaktuese në votën e tyre për këshill bashkiak, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Afro 60% e të anketuarve pohuan se vendi po qeveriset në funksion të interesave të grupeve të caktuara, ndërsa 38% thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve.

Afro 53% e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43% shprehen optimist për të ardhmen. 

Megjithatë, rreth 58% e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe 39% se ai po shkon në drejtimin e gabuar.

Rreth 67% e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë, pjesa tjetër janë mosbesues dhe më frikë nga e ardhmja.

Rreth 54% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërsa afro 44% ishin të pakënaqur. Ata shprehen edhe për komunikimin e pakët që kanë me pushtetin vendor pas zgjedhjeve si me bashkiakët, këshilltarët dhe administratën bashkiake.

Afro 90% e të anketuarve mendojnë se këshilltarët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojnë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimin nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashkiakët.

Në sondazh, 87% e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësinë që të votojnë në Shqipëri.

Rreth 60% e të anketuarve pohojnë interesimin e tyre të lartë për lajmet, kryesisht nga televizioni dhe mediat sociale, ndërsa më të besueshme për ta janë televizionet me licenca kombëtare. Afro 90% e tyre pohojnë se gjithësesi zotërojnë një telefon të lidhur me internetin, ku përdorin thuajse përditë aplikacione informacioni. /VOA

Të këshilluara

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë në afërsi te fshatit Rëmenj. Mësohet se një nga automjetet i...

19:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI