Flash

15 mijë ton mollë mbeten në stok, fermerët në juglindje janë goditur nga importi (VIDEO)

Lapsi.al 7 February 2024
15 mijë ton mollë mbeten në stok, fermerët në juglindje

Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm të Shqipërisë ka reaguar për mos shitjen e mollëve të fermerëve të juglindjes së vendit.

Për gjetjen e një zgjidhjeje, kjo shoqatë i kërkon ministrisë së Bujqësisë, asaj së Financave dhe kryeministrit të veprojnë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve në mënyrë që ata të sheshin afro 15 mijë ton mollëve që ndodhen në magazinat frigoriferë.

Sipas nënkryetarit të kësaj shoqate Bujar Muço dy janë mundësitë për të ardhur në ndihmë fermerëve

“Të shesin prodhimin që ka ngelur i ruajtur në frigorifer, rritja e referencës së importit dhe rritjen e kontrollit të analizave të prodhimit që vjen nga vendet e tjera”, thotë Muço.

Nënkryetari i shoqatës ka bërë me dije se në qoftë se kjo situatë nuk merr zgjidhje, fermerët do të përshkallëzojnë protestat.

I gjithë ky ngërç në mos shitjen e prodhimit ka ardhur për shkak të grumbullimit me çmim të lartë nga ana e grosistëve ndërkohë që mollët që vijnë nga Serbia, Moldavia dhe Polonia janë me çmim të ulët duke bllokuar prodhimin vendas./Vizion Plus

https://youtu.be/utF-YAEyJcA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI