Flash

Berisha paralajmëron: Do shihni PD në pushtet dhe Berishën e tretë një sukses tjetër të ri

Lapsi.al 7 February 2024
Berisha paralajmëron: Do shihni PD në pushtet dhe Berishën e

Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që ai te rikthehet sërish në pushtet. Nga ballkoni i shtëpisë së tij ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie, ai solli dy raste, atë në vitet ’90, por edhe 2005 kur PD erdhi në pushtet.

Ndërsa thekson se mos tu duket e pamundur rikthimi i PD në pushtet, apo edhe i një Berishë të tretë me një tjetër sukses të ri.

Berisha shprehet se PD është provuar si parti e misioneve të pamundshme.

“Në vitin 2005, ata që erdhën me dhunë në pushtet, i përzumë me votën e lirë.

Sali Berisha u la për të dytën herë në ujërat e atij lumi dhe sot nuk ka president, as edhe kryeministër në botë që mund të thotë për Sali Berishën se ky nuk mund të lahet në ujërat e lumit edhe për të tretën herë.

Por edhe po të dalë ndonjë dhe ta thotë sot, mirë është të bëjë kujdes, se nesër kudo që të jetë ai, në detyrë apo pension, do gjejë veten gabim se do shohë PD-në në pushtet dhe Berishën e tretë një sukses tjetër të ri”, shprehet Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI