Flash

Çfarë janë strukturat paralele serbe? “Kanceri” që po gërryen Republikën e Kosovës

Lapsi.al 7 February 2024
Çfarë janë strukturat paralele serbe? “Kanceri”

Edhe pse Kosova për pak ditë feston 16-vjetorin e shtetësisë, strukturat paralele serbe vijojnë të operojnë në 10 komunat me shumicë serbe por edhe në disa komuna të tjera të mëdha.

Këto struktura paralele u ngritën menjëherë pas përfundimit të çlirimit të Kosovës, ndërsa ofrojnë shërbime administrative, arsimore, shëndetësore dhe shërbime të tjera, paralelisht me ato të shtetit të Kosovës.

Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin kosovar, por edhe me vet Planin e Ahtisarit mbi të cilin u ngrit shteti i Kosovës.

“Dëmi më i madh është fakti që Kosova nuk po arrin të krijohet si shtet funksional, shtet unik, shtet ku funksion dhe ekziston një normë institucionale dhe konstitucionale kjo pastaj është dëmi më i madh sepse strukturat e tilla nuk lejohen në shtetet normale, funksionale”, tha Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Rreziku më i madh nga këto struktura është për sigurinë, pasi janë bërë përgjegjëse për të gjitha trazirat në që kanë ndodhur ndër vite në veriun e Kosovës. Serbia financon këto struktura me miliona euro në vit përmes një procesi shumë të dyshimtë.

“Qëllimi është t'i mbajnë personat të instrumentalizuar, të manipuluar ose të kontrolluar. Qëllimi i këtyre parave që Serbia i dedikon të këto struktura dhe këta persona është që këta persona ta refuzojnë shtetin e Kosovës”, shtoi Salihu.

Javën e kaluar janë mbyllur 7 komuna paralele por që ngjalli reagimin e ndërkombëtarëve për frikën e rritjes së tensioneve.

“Mendoj që qasja në këtë rast është edhe e mençme, edhe e guximshme, edhe e duhur. Do të duhej që të mos ketë tolerim e kompromis në këtë pikë për shkak se, ose je shtet, ose nuk je shtet.”

Serbia ishte pajtuar që të shuante këto struktura në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Të këshilluara

FAZ: "Eksodi i shpikur" i serbëve nga Kosova

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve "mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb", - shkruan Michael Martens, k...

20:49

Ekzekutohet biznesmeni grek

Një biznesmen grek është gjetur i vdekur në makinën e tij, pasi ishte qëlluar me kallashnikov. Ai u gjet në Mandra brenda makinës së tij, së cilës autorët i ...

16:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI