Flash

Fitoi zgjedhjet pa opozitën me mbi 92% të votave, Rama uron presidentin e Azerbajxhanit

Lapsi.al 7 February 2024
Fitoi zgjedhjet pa opozitën me mbi 92% të votave, Rama uron
Banorët e kryeqytetit, Baku dolën në rrugë për të festuar rizgjedhjen e presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Ata lëviznin me makina në rrugët e kryeqytetit duke u rënë borive dhe duke valëvitur flamujt e Azerbajxhanit. Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ishin numëruar pak më shumë se gjysma e votave, Aliyev ishte shumë përpara me 92.1% të votave të hedhura. Një sondazh i kryer me 63 mijë njerëz sugjeronte se ai do të merrte 93.9% të votave. Dy partitë kryesore të opozitës i bojkotuan zgjedhjet në shtetin prodhues të naftës dhe gazit dhe që do të presë bisedimet e klimës COP29 të Kombeve të Bashkuara në nëntor. Burimet energjetike të vendit janë në qendër të planeve të Evropës për të reduktuar varësinë e saj nga gazi rus pas luftës në Ukrainë. Aliyev, pasoi babain e tij Heydar si president në vitin 2003. Ai merr zakonisht mbi 85% të votave në zgjedhje që grupet e të drejtave thonë se nuk janë as të lira dhe as të drejta. Zyrtarët e Azerbajxhanit thonë se zgjedhjet janë të drejta dhe transparente dhe se popullariteti i Aliyev është rritur që nga fitorja në Karabak. Ai është një aleat i ngushtë i Recep Tayip Erdogan, por mban marrëdhënie pune me Rusinë. Në janar, Aliyev, 62 vjeç, u tha mediave lokale se ai kishte thirrur zgjedhjet e parakohshme për të shënuar “fillimin e një epoke të re” në Azerbajxhan, për të cilën ai tha se kishte rivendosur sovranitetin e tij duke rimarrë Karabakun. Ai u përball me 6 “rivalë”, por asnjëri prej tyre nuk ishte kritik ndaj sundimit të tij. Për fitoren e Aliyev ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama që ka vizituar disa herë këtë vend. Në një koment në X, Rama uroi fitoren për atë që e quan mikun e tij. “Urime të përzemërta mikut tim të dashur, për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt” – shkroi Rama në X. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FAZ: "Eksodi i shpikur" i serbëve nga Kosova

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve "mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb", - shkruan Michael Martens, k...

20:49

Ekzekutohet biznesmeni grek

Një biznesmen grek është gjetur i vdekur në makinën e tij, pasi ishte qëlluar me kallashnikov. Ai u gjet në Mandra brenda makinës së tij, së cilës autorët i ...

16:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI