Flash

Forcat izraelite sulmojnë kamionët me ndihma ushqimore të OKB-së

Lapsi.al 7 February 2024
Forcat izraelite sulmojnë kamionët me ndihma ushqimore të

Forcat izraelite kanë sulmuar kamionët që transportonin ushqime për Gazën veriore, sipas organizatës humanitare. Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNREA) tha të martën se një autokolonë humanitare e udhëhequr nga organizata ishte goditur ndërsa po transportonte ushqime për njerëzit Në veriun e Gazës, duke thënë se ishte rasti i tretë që forcat izraelite sulmojnë kamionët që transportojnë ndihma.

UNRWA ka publikuar gjithashtu imazhe para dhe pas në llogarinë e saj 'X', që tregojnë nivelin e shkatërrimit të qendrës së saj shëndetësore në veri të Gazës. Organizata tha se 84% e objekteve shëndetësore në Gaza janë prekur nga sulmet dhe vetëm katër nga 22 objektet shëndetësore të UNRWA janë ende funksionale.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI