Flash

Jepet vendimi, gjykata dënon Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Lapsi.al 7 February 2024
Jepet vendimi, gjykata dënon Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit. Ai dënohet me 3 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbritet një vit burg.

Ndërkohë Alma Kaçi është dënuar me një vit burg.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit u shfaq i përlotur në seancën e sotme, duke mohuar akuzat.

Ndërkohë, ai nuk lejohet të mbajë poste publike për 5 vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici, sipas SPAK, ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkiakut.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI