Flash

Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 7 February 2024
Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Strike 6”, për arrestimin e 34-vjeçarit që lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës. Sekuestrohet pistoleta me municion luftarak, që iu gjet 34-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas, në lagjen “29 Nëntori”, lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 6”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-S. S., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit S. S., të cilit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI