Flash

Telefonata e John Elkann për Hamilton vendimtare për kalimin te Ferrari: ja si e bindi

Lapsi.al 7 February 2024
Telefonata e John Elkann për Hamilton vendimtare për kalimin te

Kalimi i Lewis Hamilton te Ferrari duke filluar nga viti 2025 është padyshim një nga transferimet më të bujshme që ka ndodhur ndonjëherë në Formula 1. Piloti më i suksesshëm ndonjëherë, që kalon në ekipin më të suksesshëm dhe më të njohur pasi ka qenë kundërshtari kryesor i tij për pesëmbëdhjetë vjet. Kjo është në fakt një nga ato histori që pavarësisht se si do të shkojë në pistë, tashmë ka fituar një vend nderi në historinë e këtij sporti.

Kalimi i Lewis Hamilton te Ferrari është rezultat i një negociate që zgjati disa muaj. Presidenti i skuadrës së Maranellos, John Elkann, luajti një rol themelor. Ndërkohë që e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek negociatat për rinovimin e kontratave të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, që të dy në skadencë në fund të këtij sezoni, në fakt numri 1 i Ferrarit po punonte për të sjellë 39-vjeçarin nga Stevenage në skuderinë e kuqe.

Lexo më tej: "Hamilton si Batman, por Ferrari duhet të plotësojë kushtin": Flavio Briatore cinik për transferimin e bujshëm

LËVIZJA VENDIMTARE

Përcaktuese në këtë drejtim ishte një telefonatë e bërë mes fundit të tetorit e fillimit të nëntorit, pra disa muaj pas zgjatjes së kontratës së fundit të nënshkruar nga Lewis Hamilton me Mercedesin, e cila dukej se kishte vendosur përfundimisht të ardhmen larg Maranellos për pilotin britanik. Siç konfirmoi edhe editorialisti i faqes zyrtare të Formula 1, Lawrence Barretto, në fakt, para kësaj të dy kishin folur më parë në maj. Në atë kohë, shtatë herë kampioni i botës po diskutonte ende kushtet e rinovimit me ekipin gjerman. E kështu, piloti anglez refuzoi kategorikisht ofertën e John Elkann.

ZBULIMI I BARRETTO

"Lewis foli me Ferrarin disa herë në karrierën e tij, edhe pse gjithmonë joformalisht. Edhe në maj (2023, red.), me rastin e GP të Monakos, John Elkann e telefonoi Lewis dhe i tha: 'Eja te Ferrari, ne do të ofrojmë atë që do'. Lewis më pas u përgjigj me një 'Jo'", tha Barretto duke folur në podcastin e F1 Nation.

Pas gjashtë muajsh gjatë të cilëve të dy nuk folën e, pavarësisht rinovimit të suksesshëm me Mercedes, vetë John Elkann u kujdes për të ndryshuar një histori që dukej tashmë e shkruar. E bëri me një telefonatë që papritur rihapi skenarin e bujshëm që pastaj u bë realitet në ditët e para të shkurtit 2024: "Në fund, Elkann e telefonoi Lewis në vjeshtë për t'i thënë se te Ferrari do të merrte një kontratë shumëvjeçare dhe për këtë arsye do t'i ofronte një projekt afatgjatë. Hamilton në atë kohë kishte nënshkruar një '1 + 1' me Mercedes dhe, edhe para firmosjes, kishte shprehur disa herë dëshirën për të pasur një kontratë të paktën tre vjeçare. Një kontratë që Mercedes nuk mund t'ia ofronte", ka zbuluar redaktori i faqes zyrtare të Formula 1.

Barretto konfirmoi në fakt se John Elkann ishte i rëndësishëm në ardhjen e Lewis Hamilton te Ferrari, duke zbuluar edhe pikat që përdori presidenti i kompanisë së Maranellos për të bindur shtatë herë kampionin e botës t'i thoshte lamtumirë Mercedesit e për ta mbyllur karrierën me kokëkuqen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI