Flash

Çudira në Kishën Katolike/ Veliaj u mban fjalim priftërinjve

Lapsi.al 7 February 2024
Çudira në Kishën Katolike/ Veliaj u mban fjalim

Çudira në Kishën Katolike.

Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë fillon mesha, pra liturgjia.

Këndohet Laudate Dominum, Lëvdojeni Zotin!

Deri këtu çdo gjë normale. Pastaj Arqipeshkvi Arjan Dodaj bën kryq, fillon meshën dhe fton për një fjalë përshëndetëse...Erjon Veliajn (?!)

Kryebashiaku i Tiranës me mospërfillje totale del përpara altarit (??!!) dhe fillon mban një nga ato fjalimet e tij të parafabrikuara ku i jep mend pjesëmarrëve në meshë se çfarë është modestia dhe puna shpirtërore me popullin.

Kjo skenë e çuditshme dhe e tepërt nuk u konsumua me popullin e thjeshtë. Veliaj paska mbledhur të gjithë priftërinjtë dhe po bën me ta një ‘propaganda stunt’ brenda në kishë, sepse u paska organizuar një kampionat kalçetoje. (???!!!)

Kemi parë personalitete botërore të marrin pjesë në meshë, por kurrë ta uzurpojnë për qëllime politike. Hierarkia e pushtetit dhe politikës nuk vlen brenda në kishë. Aty të gjithë i përulen Jezu Krishtit, misterit të tij dhe sakramenteve.

I jepet lavdi Hyjit, jo pushtetit e as parasë.

Nuk presim nga Veliaj të kuptojë respektin për pushtetin hyjnor. Për të çdo shans për propagandë duhet shfrytëzuar.

Mirëpo imzot Arjan Dodaj i ka borxh një shpjegim besimtarëve.

Kisha katolike ka qëndruar në stuhitë e tmerrshme të burgjeve komuniste mirëpo kleri i saj i sotëm po tregon dobësi të tepërta, njëherë me Tom Doshin e Mark Frrokun ndërsa tani me politikën e lartë.

Është koha që Kisha t'i rikthehet identitetit të saj, fetar dhe patriotik.

Marrë nga faqja Lolita

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI