Flash

Bardhi: E vërteta e takimit me Escobar dhe protesta te shtëpia e Berishës

Lapsi.al 8 February 2024
Bardhi: E vërteta e takimit me Escobar dhe protesta te shtëpia e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi nuk ka dhënë shumë detaje mbi takimin që pati me Gabriel Escobar në Departamentin Amerikan të Shtetit pak ditë më parë. I pyetur mbi thashethemet se i është kërkuar që të mos vijojë të mbështesë Berishën, Bardhi nuk dha detaje.

“Do të dua mirëkuptimin tuaj në këtë drejtim, që në takime të këtij niveli, protokolli diplomatik nuk mundëson që përtej deklaratave publike që palët kane bërë, të ketë informacione mbi diskutimet konfidenciale që janë bërë.

Një gjë kam në veprimtarinë time politike. Unë kam bërë dhe bëj gjërat që i besoj vetë. Kur unë besoj se një gjë është e drejtë apo është e njëjta rrugë apo hapësirë që unë kam përpara, pa diskutim që unë ndjek atë rrugë. Kështu ka ndodhur edhe kur kam bërë betejë me zotin Berisha.

E kam besuar që po bëj një betejë për ta bërë PD më të mirë dhe kur kam kuptuar që disa individë brenda PD-së po e përdornin për interesa personel atë betejë, por mbi të gjitha kur po dobësohej PD dhe po dobësohej opozita në Shqipëri, pa diskutim që kam ndryshuar qëndrim.

Edhe sot jam në një përpjekje për ta bërë PD-në më të mirë. Sa kohë që shumica e anëtarëve të partisë gjykojnë ndryshe nga mua se kush do ta drejtojë partinë apo se kush do të jetë drejtimi që do të marrë partia, unë mund të ruaj qëndrimin tim, por jam i detyruar të ndjek shumicën” – tha Bardhi në një intervistë në Syri Tv.

Ai tha se shkoi vetë poshtë banesës së Berishës dhe se ish-kryeministri asnjëherë nuk i ka kërkuar mbështetje për çështje të tij personale.

“Nëse ka një meritë Sali Berisha është se kurrë nuk më ka kërkuar asnjëherë mbështetje për çështje të tij personale. Madje është kujdesur edhe në grupi parlamentar që ti japë mesazhin çdo deputeti, që beteja ime personale është e imja dhe unë atë e bëj vetë.

Ndërkohë që beteja e çdo opozitari ku përfshihet padiskutim me rol kryesor edhe Sali Berisha është të përballemi me regjimin e Edi Ramës. Kështu që bashkimi nuk ka lidhje me mbështetjen apo solidaritetin me një veprim apo akt të caktuar.

Unë sapo isha kthyer nga SHBA dhe nuk kisha pasur edhe mundësi që të kisha dijeni për protestën para parlamentit dhe të hënën jam informuar mbi këtë çështje dhe kemi vendosur gjithë si grup që do të merrnim pjesë në këtë protestë, e cila kishte një skenar që nuk e kishim caktuar ne.

Unë kam ndjekur skenarin e protestës duke respektuar absolutisht vullnetin e atyre qytetarëve që kishin dalë aty, për të mbështetur opozitën, kauzën tonë në parlament dhe absolutisht në të drejtën e tyre edhe për tu solidarizuar me një padrejtësi që vlerësojnë secili prej tyre që i bëhet liderit historik të PD-së. Për Gazment Bardhin aty ku janë qytetarët në protestë do jem edhe unë, sepse jam opozitar” - Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI