Flash

Mbyllet seanca plenare, Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit: Diktatorët kanë të njëjtin fund

Lapsi.al 8 February 2024
Mbyllet seanca plenare, Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit: Diktatorët

Seanca e sotme plenare ka zgjatur vetëm 24 minuta.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i kryeministrit Edi Rama, do të jetë ai i diktatorëve. Pasi fjalimit të tij në foltoren, Paloka dogji rregulloren e parlamentit.

"Në 91' isha në grevë. Nga një televizor ndiqnim ç'bëhej në Tiranë. Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar e i kishin përmjerë dhe qelbte erë.

Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë.

Zonja Nikolla, ky nuk është Parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shur*a, mos i shkoni pas", tha Paloka.

Ndërkohë, nga rendi i ditës u hoq projektligji për lojërat e fatit si dhe u rrëzuan amendamentet e propozuara nga Basha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI