Flash

VIDEO/ Kurti dhe Vuçiç, ballë përballë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Lapsi.al 8 February 2024
VIDEO/ Kurti dhe Vuçiç, ballë përballë në

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur pak momente më parë seanca e jashtëzakonshme për çështjen e bllokimit të dinarit serb nga qeveria e Kosovës. Mbledhja u kërkua nga Serbia duke e konsideruar vendimin e marrë në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Përballë njëri – tjetrit, si rrallë herë janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti. I pari që foli ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë, teksa listoi grupimet e popullatës serbe në Kosovë që preken nga ky vendim.

“Regjimi i Prishtinës po ndalon mundësitë e popullatës serbe që të marrë shërbimet mjekësore, arsimore, etj. Albin Kurti është persekutor i serbëve. Në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë kryer 669 sulme me motive etnike, që është një rritje prej 300 për qind. Do të theksoj një fakt të padiskutueshëm – është plotësisht e padiskutueshme se në territorin e Kosovës dhe Metohisë euro është futur si mjet i vetëm pagese në mënyrë të dukshme të kundërligjshme, sepse është bërë me vendim të njëanshëm të lidershipit politik në Prishtinë”, - u shpreh ai.

Më pas foli kryeministri i Kosovës që hodhi poshtë akuzat e Vuçiç se në Kosovë janë krijuar kushte të padurueshme për serbët. Kurti, tha se në Kosovë po zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.

“Është një ironi e thellë që këto pretendime të rrejshme për persekutimeve vijnë nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, - i tha Kurti, Vuçiçit me të marrë fjalën.

“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë. Studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, - tha Kurti në Këshillin e Sigurimit.

“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit. Kosova është histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash… Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, - tha Kurti.

Ai i kujtoi Vuçiçit zinë për terroristët e Banjskës dhe se si ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI