Flash

Rama: Po vrapojmë drejt BE edhe pse nuk e dimë ku është finishi

Lapsi.al 8 February 2024
Rama: Po vrapojmë drejt BE edhe pse nuk e dimë ku është

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Luksemburg ku mori pjesë në panelin “Rruga drejt zgjerimit”.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare theksoi se pavarësisht se si do të jenë vendimet e shteteve anëtare lidhur me zgjerimin, Shqipëria do të vijojë të vrapojë drejt BE-së, pasi për herë të parë shqiptarët e kanë bërë vetë zgjedhjen e tyre dhe duan të jenë në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se maratona për në BE është shumë e gjatë dhe askush nuk e di se kur është fundi, megjithatë Shqipëria do të vijojë të vrapojë.

Ndërsa shtoi se pavarësisht gjithçkaje Shqipëria është një E por pa B aktualisht, pasi askush nuk ja heq dot të drejtën pasi ne jemi në Europë.

“Na kërkuat t’i përmbahemi kohës, por e vështirë. Ukrainasit nuk munden se kanë armiqtë e tyre, BE nuk mundet në varësi të zgjedhjeve. Shqipëria nuk mundet se varet nga të gjithë ata. Jam vërtetë i nderuar nga oferta e bankierit më të mirë europiano-qendror, guvernatori ka marrë çmim për këtë. Më duhet t’i them mikut tim ukrainas që nuk ishte i kënaqur me Bankën Qendrore Shqiptare, i them jemi dy. Kur vjen fjala për futbollin ne e kuptojmë çfarë do të thotë të mundesh, e kuptojmë se jemi mundur çdo herë. Kur bie fjala për pararojë, mendoj se jemi të gjithë në vijë të parë, nuk e dimë kush do të jetë i pari që do të mbërrijë, pasi askush nuk e di fundin. Ti hyn në një maratonë që nuk i fundin, pasi ajo linja e finishit kur t’i vrapon gjithmonë e më tepër të largohet, sepse ju duhet të vendosin, pasi janë 27 mendje. Por nuk ka rëndësi ne do të vrapojmë dhe nuk do të humbasim durimin, edhe pse mund të mos jemi ne në pararojë. Besoj fort se ky për ne është një ushtrim i shkëlqyer. Sa më shumë të jemi në këtë vrap aq më shumë do të kuptojmë se di do të funksionojë. Ajo që e bën Bankën Qendrore të Kroacisë është institucioni që ka kaq shumë fuqi për të ndarë me të tjerët. Ky duhet të jetë synimi ynë, por është një proces i vështirë, pasi askush nuk na ka mësuar të mendojmë për institucione, por për persona. Për herë të parë e kemi bërë ne zgjedhjen duam të jemi pjesë e BE-së, është një zgjedhje që ne e duam”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI