Flash

SHBA në alarm: Hakerë kinezë brenda sistemeve të avionëve, trenave dhe ujit prej 5 vitesh

Lapsi.al 8 February 2024
SHBA në alarm: Hakerë kinezë brenda sistemeve të

Një grup i sofistikuar hakerësh kinezë që kishin vënë në shënjestër infrastrukturën kritike të SHBA-ve ka qenë aktiv për gjysmë dekade, thanë agjencitë e inteligjencës amerikane dhe aleatet e saj në një deklaratë të përbashkët këtë të mërkurë.

Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare, vëzhguesi kibernetik amerikan CISA, FBI dhe Administrata e Sigurisë së Transportit thanë se grupi i njohur si “Volt Typhoon” ishte futur në heshtje në rrjetet e aviacionit, hekurudhave, tranzitit masiv, autostradave, detit, tubacioneve, organizatave të ujit dhe kanalizimit.

Asnjë nga kompanitë nuk u identifikua me emër, por në deklaratë thuhet se zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin parë hakerët “që kishin akses dhe terren dhe në disa mjedise për të paktën 5 vjet”.

Deklarata, e cila u konfirmua edhe nga agjencitë përkatëse të sigurisë kibernetike të Britanisë, Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re është e fundit në një seri paralajmërimesh nga zyrtarët amerikanë në lidhje me “Volt Typhoon”, një grup që ka shkaktuar alarm sepse duket se është i orientuar drejt sabotimit dhe jo spiunazhit.

Përhapja e hakerimeve ka bërë që të ketë një sërë takimesh mes Shtëpisë së Bardhë dhe kompanive private të teknologjisë, duke përfshirë disa kompani të telekomunikacionit dhe komuting në cloud, të cilave qeveria amerikane u kërkoi ndihmë për ndjekjen e aktivitetit.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për aktivitetin keqdashës kibernetik nga aktori i sponsorizuar nga shteti PRC që industria e quan Volt Typhoon. Shumica e viktimave që kemi identifikuar nuk kanë asnjë vlerë legjitime spiunazhi” - i tha Reuters një zyrtar i lartë i CISA, Eric Goldstein, duke iu referuar Republikës Popullore të Kinës, përpara publikimit të deklaratës. ©The Guardian, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI