Flash

Video/ Shorti i favorshëm, por Duka donte Anglinë: "Uroj të kemi të njëjtat rezultate si në kualifikuese"

Lapsi.al 8 February 2024
Video/ Shorti i favorshëm, por Duka donte Anglinë: "Uroj të

Pasi ka njohur shortin që na kanë vënë përballë në Nations League goglat në Paris, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë komentin e tij. Kuqezinjtë do të jenë pjesë e grupit B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë: “Shorti na vuri përballë me skuadra të të njëjtit nivel, por në përgjithësi kështu është i gjithë grupi B. Sepse kështu është ndërtuar Nations League, me kategori, me grupe dhe janë të gjitha të të njëjtit nivel, të katërt grupet. Grupi ynë mendoj që është i baraspeshuar, do ketë rezultate interesante. Nuk më vjen mirë që luajmë me të njëjtën skuadër, më mirë të provonim me një ekip tjetër por shorti na vuri përballë Çekisë përsëri. Do të vizitojmë sërish Pragën dhe do presim Çekinë në Tiranë. Uroj të kemi të njëjtat rezultate si në kualifikuese”, tha Duka.

Lexo më tej: Shorti i Nations League i favorshëm për Shqipërinë: evitohet Anglia dhe Haaland

Kreu i FSHF-së më pas e zbuloi edhe kundërshtarin që do të kishte dashur për kombëtaren. "Mund të them që ndonjë skuadër është më e mirë edhe se te Liga A, si përshembull Anglia apo Çekia që janë të një niveli shumë të lartë. Këshu që nuk kisha ndonjë preferencë nga pikëpamja sportive, por nga pikëpamja e eksperiencave të reja do të doja të mos ishte Çekia. Le të ishte një skuadër tjetër, qoftë edhe Anglia”, tregoi Duka.

PARALAJMËRIMI

E megjithatë, deri në shtator kur nisin ndeshjet e Nations League ka ende kohë. Ndaj Duka kërkon që lojtarët, e trajneri i pari, të fokusohen te Europiani. "Nations League ka kohë që të fillojë pasi do të startojë në shtator. Ajo që unë kam në mendjen time, në fakt do të doja të isha i përqëndruar dhe të njëjtin përqëndrim do të doja të kishte edhe trajneri dhe skuadra, të përqëndrohemi në kampionatin Europian. Le t’i marrim me radhë gjërat siç i kanë rregullat e futbollit dhe pas kampionatit Europian le të mendojmë edhe për Nations League".

https://www.youtube.com/watch?v=h19d84n9HXY

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI