Flash

Jennifer Lopez: Ben Affleck, arsyeja e rikthimit tim në muzikë

Lapsi.al 9 February 2024
Jennifer Lopez: Ben Affleck, arsyeja e rikthimit tim në muzikë

Jennifer Lopez ka folur për albumin e saj të fundit dhe përvojën unike kinematografike muzikore, This Is Me... Now: A Love Story.

Këngëtarja e njohur kohët e fundit u ul me Denny Directo të ET dhe u tregua e sinqertë dhe e hapur se kurrë me muzikën e saj të re.

"Gjysmën e kohës, po mendoja, "Kjo është e mahnitshme! Jam shumë e emocionuar që po e bëj këtë!" Por kishte dhe momente që thoja : "Pse po e bën këtë? Je kaq e çmendur", tregoniLopez. "Por unë mendoj se kjo është ajo që do të thotë të jesh artist, e di, duhet ta bësh. Ky është ndryshimi midis të qenit artist dhe të mos jesh artist, sa i cenueshëm mund të bëhesh."

Për Lopez, gjetja e dashurisë edhe një herë me bashkëshortin Ben Affleck ishte një burim kryesor frymëzimi për këtë album të ri romantik dhe e shtyu atë të dëshironte të kapte këtë moment në kohë përmes muzikës.

“Kur Beni dhe unë u rikthyem bashkë, ishte njëlloj si: “Dua të bëj sërish muzikë, dua të kthehem në studio”, tha ajo. “Isha shumë, shumë e frymëzuar”.

Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan pak më vonë. Po atë vit, Lopez publikoi albumin e saj të tretë në studio, This Is Me... Then.  Romanca e tyre pushtoi botën, por pas një kontrolli të vazhdueshëm mediatik, dyshja u ndanë në janar 2004. Gati dy dekada më vonë, çifti u rilidh. Ata u martuan ë vitin 2022.

Albumi i ri i Lopez, This Is Me... Nowdel më 16 shkurt, ndërsa eksperienca shoqëruese kinematografike, This Is Me... Now: A Love Story, do të shfaqet premierë në të njëjtën ditë ekskluzivisht në Prime Video./Lapsi.al

Të këshilluara

Dwayne Johnson konfirmon vazhdimin e Moana

Dwayne Johnson ka zbuluar disa detaje për vazhdimin e filmit të animuar Moana . Nischelle Turner i ET foli me aktorin gjatë ngjarjes WWE WrestleMania 40 Kick...

15:39

Drake reagon pas videos së tij virale +18

lo Drake u tall me videon e tij të supozuar virale gjatë një koncerti të mërkurën mbrëma. Menjëherë pasi ai doli në skenë në Bridgestone Arena në Nashville, Te...

14:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI