Flash

Mark Ruffalo nderohet me një yll në Walk of Fame

Lapsi.al 9 February 2024
Mark Ruffalo nderohet me një yll në Walk of Fame

Mark Ruffalo u nderua me yllin e Hollywood Walk of Fame, i zbuluar të enjten, pranë Akademisë së njohur të Aktrimit Stella Adler, ku ai studioi.

“Erdha këtu në moshën 18-vjeçare dhe besova në veten time në një mënyrë që mund ta bëjë vetëm një 18-vjeçar, plotësisht i pavëmendshëm për faktin se sa e vështirë do të ishte”, tha Ruffalo në ceremoninë e zbulimit.

Aktori është njohur për role të ndryshme, duke përfshirë personazhin e tij superhero të Marvel, Hulk. Ruffalo, 56 vjeç, ka marrë katër nominime për Oscar, i fundit prej të cilëve erdhi në janar për performancën e tij si një avokat në komedinë-dramë të vitit 2023 "Poor Things".

Ai pati një ribashkim emocional me kolegen dhe shoqen e tij Jennifer Garner në ceremoni.” Të punosh me ty, Mark, do të thotë të të duash. Nuk më intereson çfarë thotë dikush. Ju e lejoni veten të njiheni plotësisht nga kolegët tuaj, nga audienca, nga bota”, tha Garner.

Puna juaj në Poor Things i meriton të gjitha çmimet, të gjitha, por suksesi i vërtetë është se sa të emocionuar dhe të kënaqur janë kolegët tuaj që kanë mundësinë t'ju lartësojnë dhe t'ju festojnë, "tha ajo. Garner luajti bashkë me Ruffalo në filmin e vitit 2004 '13 Going on 30'.

Dyshja rikrijuan gjithashtu kërcimin ikonë nga kënga 'Thriller' që personazhet e tyre, Jenna dhe Matt, interpretojnë në film. Për të gjithë aktorët e rinj që "vinin në Los Angeles me një ëndërr,"shtoi Mark, "nuk ka asgjë të vështirë në jetë.”

Aktori ia kushtoi yllin audiencës, fansave, kolegëve artistë dhe miqve të tij.” Një karrierë si aktor nuk bëhet kurrë vetëm; duhen kaq shumë njerëz për ta bërë atë. Dua të them (…) ylli nuk është vetëm i imi, është i juaji”, përfundoi ai./Lapsi.al

Të këshilluara

Dwayne Johnson konfirmon vazhdimin e Moana

Dwayne Johnson ka zbuluar disa detaje për vazhdimin e filmit të animuar Moana . Nischelle Turner i ET foli me aktorin gjatë ngjarjes WWE WrestleMania 40 Kick...

15:39

Drake reagon pas videos së tij virale +18

lo Drake u tall me videon e tij të supozuar virale gjatë një koncerti të mërkurën mbrëma. Menjëherë pasi ai doli në skenë në Bridgestone Arena në Nashville, Te...

14:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI