Flash

Mediat greke: Biznesmeni i ekzekutuar i lidhur me një grup të fuqishëm trafiku droge në Shqipëri

Lapsi.al 9 February 2024
Mediat greke: Biznesmeni i ekzekutuar i lidhur me një grup të

“Autoritetet janë fokusuar në kontaktet që ai ka pasur së fundmi me anëtarët e një bande të fuqishme droge dhe veprash antike në Shqipëri dhe po tentohet të sqarohet nëse vetë 59-vjeçari ka qenë i përfshirë në aktivitetet e tyre”. Kështu shkruajnë mediat greke sot, në ditën e tretë të hetimeve pas ekzekutimit me armë dhe djegies së kufomës së biznesmenit Christos Gialias.

“Njëkohësisht, policia duket se po i kushton vëmendje veprimtarisë profesionale të 59-vjeçarit në Shqipëri dhe ka bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare.

Viktima kishte një fermë të madhe mishi në shtetin fqinj, ndërsa së fundmi kishte hapur një biznes bojërash dhe ishte aktiv edhe në tregun e pasurive të paluajtshme”, vijon më tej shkrimi i Reader.gr.

Madje sipas të njëjtit burim, më e mundshmja është që autorët e vrasjes të jenë shqiptarë. 59 vjecari grek Christos Gialias, u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në Mandra të Athinës në Greqi me armë zjarri dhe më pas u dogj brenda mjetit të tij. ai rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri.

Konkretisht në vitin 2007 ai ka themeluar kompaninë “KASTPO” sh.p.k me qendër në Labinot Fushë të Elbasanit.

Objekti i veprimtarisë së kësaj kompanie është tregtia me shumicë e pakicë e mallrave të ndryshëm industrialë, elektroshtëpiake, transport udhëtarësh, hotel dhe bar. Burime konfidenciale nga Greqia bëjnë me dije se 59 vjeçari dyshohet se zotëron prona edhe në Tiranë.

Gialias ishte i martuar me një shtetase shqiptare nga Librazhdi, me të cilën vazhdonte të ishte në një lidhje pavarësisht një ndarje, që dyshohet fiktive, të regjistruar disa vite më parë.

Gialias rezulton pronar biznesesh të mëdha në Greqi, ku janë të punësuar rreth 4000 persona, shumë prej të cilëve shqiptarë. Mësohet se ai qarkullonte me bodyguard, shtetas shqiptarë, të cilët në momentin e vrasjes nuk ndodheshin me të.

Gialias rezulton me precedentë penalë, pasi i janë gjetur sasi të mëdha armësh, kryesisht “Kallashnikovë”. Ai gjithashtu ka precedentë në fushën e narkotikëve, si dhe në punësimin e paligjshëm të punëtorëve nga Pakistani në Greqi.

Mbrëmjen e së mërkurës u bë e ditur se një tjetër bashkëpunëtor i Gialias ishte vrarë në 31 nëntor 2023. Bëhet fjalë për 56-vjeçarin nga Berati, Thimi Droboniku alias Thimi Prifti.

Ai u ekzekutua në “Palio Faliro” të Athinës dhe vrasja e tij mbetet e pazbardhur. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, por ka dyshimet se përmes një kushërirës së tij grekë, Gialias furnizonte me cigare Drobonikun.

Ky i fundit kishte precedentë penalë në këtë fushë por edhe në tregtinë e kokainës. Madje edhe Gialias kryente tregti me kontenierë nga Amerika Latine, por nuk dihet ende nëse ka indicie për ndonjë transport të paligjshëm narkotikësh brenda tyre.

Të këshilluara

Tragjedia me dy akte e Bedrie Lokës

Bedrie Loka, që humbi jetën pas përdorimit të fotoksinës këtë fillimjanari, u lakua në titujt e lajmeve si viktimë e denigrimit në rrjete sociale. Por kjo ishte...

22:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI