Flash

"Të sigurohet pjesëmarrje", Rama presion administratës për takimin propagandistik sot në Pallatin e Kongreseve

Lapsi.al 9 February 2024
"Të sigurohet pjesëmarrje", Rama presion administratës

Kur Edi Rama ishte në opozitë bërtiste shpesh kundër Berishës për përdorimin e administratës publike në zgjedhje e takimet e tij propagandistike. Sot Edi Rama bën ekzaktësisht të njëjtën gjë si Berisha. Shembujt për këtë janë të panumërt. Më i fundit në radhë është shënuar sot.

Kryeministri do të zhvillojë një takim në Pallatin e Kongreseve në orën 15:00 për të folur mbi reformimin e Administratës Publike. Një ditë më parë gjithë institucioneve publike iu ka mbërritur një email për këtë takim, ku kërkohej të sigurohej pjesëmarrja e lartë. Lapsi.al i ka parë përmbajtjet e këtij komunikimi, ku theksohej se duhej siguruar pjesëmarrje e lartë.

Presioni shkoi edhe më tej sot, kur shefat e burimeve njerëzore nëpër institucione kishin dalë zyrë më zyrë me bllok në dorë për të marrë emrat e personave që do të mbushin Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar fjalimin propagandistik të Edi Ramës. Takimi mban emrin “Administrata 2030: Modernizim, Inovacion, Mirëqëverisje”.

Emblemë kriminale e përdorimit të administratës dhe shtetit në funskion të partisë prej Edi Ramës, është sistemi i patronazhimit që ai përdori në zgjedhjet e 2021 e të cilin Lapsi.al e denoncoi i pari me fakte. Çuditërisht drejtësia gjoja e re me SPAK e BKH nuk e hetoi atë çështje.

Edhe në zgjedhjet e vitit tjetër s’ka dyshim që Edi Rama do të veprojë po njësoj me administratën dhe resurset e shtetit në funksion të pushtetit të tij të damkosur nga korrupsioni dhe klientelizmi me krimin e organizuar e oligarkët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI