Flash

Transferimi katastrofik i Arbnor Mujës: nga Champions me Antwerp, zgjedh mbijetesën me Samsunspor

Lapsi.al 10 February 2024
Transferimi katastrofik i Arbnor Mujës: nga Champions me Antwerp, zgjedh

E pabesueshme, por e vërtetë: Arbnor Muja largohet nga kampionët e Belgjikës Antwerp, për tu bashkuar me një skuadër që luan pqër mbijetesë në Turqi, Samsunspor. Një lëvizje shumë e habitshme kjo e Mujës, që ka lënë një klub me të cilin këtë sezon luajti në Champions League për tu transferuar te skuadra turke që këtë sezon luan për mbijetesë. Samsunspor renditet në vendin e 15, por është vetëm dy distanca larg nga vendi i 17 që përfaqëson zonën e rënies nga kategoria.

25 vjecari ka firmosur një kontratë prej 3 vite e gjysëm me Samsunspor, me klubin turk që ka paguar 2 milionë euro plus 1 bonuse për ta marrë sulmuesin anësor nga Antwerp. “Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antwerp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar zyrtarisht Samsunspor.

Lexo më tej: Skandal në Belgjikë: Muja dhe Antwerp marrin anën e Overmars, i dënuar për ngacmim seksual

Nga transferimi i Mujës në Turqi nuk përfiton vetëm Antwerp, por edhe Drita, që ka ruajtur 20% të kartonit të lojtarit. Tani mbetet për tu kuptuar impakti që do të ketë Muja te Samsunspor dhe nëse klubi turk do të mund ta ndihmojë lojtarin të ngjisë shkallët e hierarkisë në zgjedhjet e teknikut Sylvinho, që insistoi shumë për ta përfshirë në grupin-skuadër bashkë me Mirlind Dakun.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI