Flash

Video/ Polemika në golin e Acerbi, por Inter përmbys Romën me poker: Inzaghi në arrati, +7 nga Juventus

Lapsi.al 10 February 2024
Video/ Polemika në golin e Acerbi, por Inter përmbys Romën me
Në javën e 24 të Serie A, Inter shkatërron Romën me rezultatin 4-2 dhe u ngjit në +7 në renditje ndaj Juventus. Një ndeshje emocionuese dhe spektakolare ajo që u luajt në Olimpico. Verdhekuqtë e nisën fuqishëm, por zikaltrit morën avantazhin me një goditje me kokë të Acerbi (17'), që mposhti Rui Patricio. Polemika me Romën që kërkonte pozicionin jashtë loje të Thuram, që arbitri e quajti jo influencues. Roma reagoi dhe barazoi me një goditje me kokë të brazilianit Mancini (28'). E në minutën e 44' De Rossi ktheu ndeshjen me golin e El Shaaraëy. Në pjesën e dytë, pastaj, kryesuesit e kampionatit xhiruan fort dhe nuk pati më ndeshje. Thuram barazoi në minutën e 49', autogolii i Angeliño (56') përmbysi situatën për herë të dytë, ndërsa Bastoni shënoi pokerin në shtesë (93').

INTER IMPRESIONUES, LUKAKU NGEL NË "KLASË"

Edhe pse vuajnë dhe dhuron një pjesë loje, ky Inter nuk di gjë tjetër veç fitores dhe vazhdon të imponojë hegjemoninë e tij në Serie A. Rezultati 2-4 i arritur në Olimpico, i përbërë nga gola të çuditshëm, rikthime të pësuara dhe kundërkthime, rrezikon të jetë shkretues për të gjithë konkurrencën që prisnin një rrëshqitje nën reshtjet e shiut roman. Por edhe kur nuk mund të mbështetet te Lautaro më i mirë, zikaltrit gjejnë rrugën drejt qëllimeve alternative dhe dinë të zgjidhin ndeshjet më të vështira. Lexo më tej: Lautaro kërkon të jetë më i paguari në Serie A: Inter gati për sakrificën për të mbajtur argjentinasin Roma e guximshme e teknikut De Rossi, megjithatë, pësoi humbjen e parë me të në pankinë. Verdhkuqtë hodhën dëm një pëmbysje të rëndësishme, pas golit të parë të pësuar nga Acerbi. De Rossi pa që ndeshja të dilte jashtë kontrollit në një pjesë të dytë të dominuar nga Inter. Trajneri i ri, megjithatë, po ndërton një ekip ndryshe, krenar dhe futurist, edhe pse vërtetohet pika e hidhur: kundër ish-skuadrës, është Lukaku i zakonshëm misterioz, ai që tenton gjithmonë të fshihet në ndeshje të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI