Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Asambleja/ Rama godet Erion Veliajn: "Je bërë si OJF"

Lapsi.al 11 February 2024
Asambleja/ Rama godet Erion Veliajn: "Je bërë si OJF"

Lajmet e para që rrejdhin nga asambleja me dyer të mbyllura e PS, flasin për kritika të forta të kryeministrit ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Shkak për goditjen e Erion Veliaj është bërë analiza e punës në qarkun e Tiranës i cili kryesohet nga Veliaj. Në këtë kuadër, ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, e ngarkuar me mbikqyrjen e Rogozhinës dhe Kavajës ka bërë një raport kritik për mbarëvajtjen e punëse dhe mosfunksionimin e organizatës në këto qytete.

Viktima e parë duket se ka qenë deputeti i zonës, Etien Xhafaj, i cili njihet si një nga mbështetësit e fortë të Veliajt. Një burim i Lapsi.al brenda mbledhjes, ka treguar se menjherë pas vërejtjeve të ministres së shëndetësisë, e cila dyshohet se nuk ka folur me kokën e saj, e ka rimarë fjalën kryeministri që ka goditur Etien Xhafajn. Sikur të mos mjaftonte kjo, Rama i është drejtuar Veliajt me fjalët: "Ç'janë këto mbledhje kot që bën, je bërë si OJF" duke iu referuar organizimit të keq të punës.

LEXO ME TEJ:

Deklaratat/ Si po përpëlitet Veliaj të garantojë Ramën për besnikëri 

Ashtu sikurse dihet Kavaja dhe Rogozhina janë dy nga zonat që PS doli me keq në zgjedhjete  fundit lokale. Por kjo batutë ndaj lali Erit, vjen në momentin e tin më të keq në karierën e tij politike, kur delfinit të Ramës ia kanë bërë benë shumë nga figurat e larta të PS, përfshirë edhe zv/kryeministren Balluku. Të bindur se pushteti i tij i pamatë financiar dhe politik mund të tronditet nga hetimi i abuzimeve skandaloze të inceneratorit të Tiranës që e nxjerrin Veliajn gjithnjë e më shumë përgjegjës për paratë e avulluara, një pjesë e mirë e elefantëve socialistë kanë vënë bast për perëndimin e yllit të kryebashkiakut dhe shenjë negative e Ramës kundër tij interpretohet si një shenjë se Rama po e shet atë për llogari të SPAK-ut, ashtu sikurse bëri me Ahmetajn, Bllakon apo Kokën.

Provat shkresore/ Erion Veliaj jepte urdhëra si pronar i inceneratorëve 

Një burim i dytë brenda mbledhjes i kontaktuar nga Lapsi.al, i relativizoi pak këto fakte. Me një SMS nga brenda mbledhjes ai konsideroi debatet si 'burokraci të rëndomta partie" pa ndonjë simbolikë në zhvendosjen e ekuilibrave politikë.

Kulisat/ Si filloi përplasja Veliaj- Ahmetaj për Inceneratorin 

Pra është ende shpejt që të arrihet në konkluzione për një ndryshim kursi brenda binomit Rama Veliaj, aq më tepër që dihet se shpesh kryeministri argëtohet duke e zhvlerësuar kryebashkiakun në publik, duke i thënë të lyejë shkallët apo të kapi lopën e fshatarit, por më pas nuk e zhvesh atë nga pushteti i madh që i ka dhuruar. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI