Flash

FOTO/ "Nuk mund të luash me tre këmbë", komenti me drita të kuqe i Valverde sikletos Real Madrid

Lapsi.al 11 February 2024
FOTO/ "Nuk mund të luash me tre këmbë", komenti me
Real Madrid fitoi përballjen direkte ndaj 'hirushes' Girona me një rezultat të pastër 4-0. Ylli i takimit ishte i zakonshmi Jude Bellingham, autor i një dygolëshi e një asisti. Anglezi tani është lideri i merengues dhe lojtari më i mirë absolut i skuadrës. Por rreth tij, në fund të ndeshjes, u konsumua një gafë me dritë të kuqe, në profilin e tij në Instagram.

KOMENTI HOT

Jude Bellingham ka festuar fitoren e Real Madrid ndaj Girona duke postuar një seri fotografish nga ndeshja e tij në profilin e tij në Instagram. Anglezi është shumë i njohur në platformë me 27 milionë ndjekës që komentojnë çdo postim të tij. Por këtë herë ai ishte protagonist indirekt i një gafe me drita të kuqe, të shkaktuar nga shoku i tij i skuadrës Valverde. Bellingham publikoi një foto ballore të tij duke festuar në mënyrën e tij të zakonshme. Por fotografia nxori në pah edhe një detaj që Valverde nuk e humbi. Lexo më tej: Video/ Vinicius e Bellingham shkatërrimtarë: Real asfalton 4-0 Girona dhe arratiset +5

VALVERDE PA FRENA

Ndoshta i rrëmbyer nga euforia e fitores, Federico Valverde vuri re “shfaqjen” e dukshme në pjesët e poshtme të bashkëlojtarit të tij anglez dhe komentoi: “Nuk mund të luash me tre këmbë”. Komenti mori më shumë se katër mijë përgjigje, duke shkaktuar të qeshura mes tifozëve, por në të njëjtën kohë duke futur në siklet një klub historik si Real Madrid.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jude Bellingham (@judebellingham)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI