Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Franca mund të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën 13 vjeç

Lapsi.al 11 February 2024
Franca mund të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën 13

Kryeministri francez, Gabriel Attal, dëshiron t’ua pamundësojë fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që t’i përdorin rrjetet sociale, sipas një interviste që ka dhënë për gazetën Le Parisien.

“Dua të punoj me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale”, ka thënë Attal.

Sipas tij, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve. Adoleshentëve në Francë u mundësohet që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale prej moshës 15-vjeçare.

Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit. Attal është shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim.

“Kjo është diçka shumë e vështirë, por jo e pamundshme”, - ka thënë ai, duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me platformat si Facebook dhe Tiktok, meqë ato, sipas tij, janë të vetëdijshme se po rrezikohet imazhi i tyre.

“Ata do të bashkëpunojnë”, - ka thënë Attal, 34-vjeçar, kryeministri më i ri ndonjëherë i Francës. Ai është edhe kryeministri i parë që është deklaruar si homoseksual. /REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar...

16:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI