Flash

Rama mbyll brenda asambleistët "Kush del nga salla nuk kthehet më"

Lapsi.al 11 February 2024
Rama mbyll brenda asambleistët "Kush del nga salla nuk kthehet

Një tjetër detaj nga mbledhja e asamblesë së PS-së tek Xibraku tregon se kryesocialisti Rama ka vendosur të tregohet i ashpër me vartësit e tij dhe në këto momente ia ka ndaluar të dalin jashtë nga salla. Një prej të pranishmëve na asamble u ankua pranë redaksisë së Lapsi.al se kryetari i ka mbyllur brenda dhe shkak ishin bërë ecejaket e shumta nga të antarëve që filluan të dalin jashtë për të pirë cigare.

"Kush del nuk kthehet më brenda" iu drejtua Rama anëtarëve, pasi shumë prej tyre filluan prej orës së dytë të punimeve të dilnin për cigare. "Tualet ka brenda kush ka nevoje, jo të dilni jashtë" i sqaroi ai.

Mbledhja e asamblesë së PS-së u thirr pas intervistës së fundit të Arben Ahmetajt nga arratia. Në njërën prej mbledhjeve Ahmetaj tregoi se Rama ishte shprehur se "kush prish unitetin e partisë, do të shkojë në të s'ëmës".

Mesazhet që Rama ka shpërndarë sot për vartësit dhe mënyra se si po i trajton tregojnë se kryeministri është nën presion dhe nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë shpërqëndrim të vartësve të tij, edhe pse zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një vit larg.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI