Flash

Video/ Mbrëmje e mbrapshtë për Atletico, mundet nga Sevilla e dëmtohet Morata: Muriqi i jep fitoren Mallorca

Lapsi.al 11 February 2024
Video/ Mbrëmje e mbrapshtë për Atletico, mundet nga Sevilla e

Java e 24 e La Liga nuk i buzëqesh Atletico Madrid, i mposhtur 1-0 nga Sevilla. Lajmi më i keq për teknikun Simeone është dëmtimi i Alvaro Morata, i zëvendësuar në fund të pjesës së parë për një problem fizik që mund ta vërë në dyshim për sfidën Champions kundër Inter. Vendosi ndeshjen goli i Romero në minutën e 15'. Fitore e rëndësishme, ndërkohë, në zonën e sigurisë për Mallorca (2-1 ndaj Rayos me firmën e Muriqit), ndërsa Celta Vigo humbi 3-2 ndaj Getafe.

SEVILLA-ATLETICO MADRID 1-0

Andaluzianët kishin nevojë për pikë sigurie dhe arritën të kishin impaktin më të mirë me ndeshjen që në start. Goditjet e Navas dhe Acuna, të refuzuara nga një Oblak i vëmendshëm, ishin sinjalet e para. Megjithatë, portieri slloven nuk mundi të bënte asgjë në goditjen me kokë të Romero, në zhvillimet e një këndore në minutën e 15'. Sevilla merr avantazhin dhe tentoi ta shfrytëzonte momentin. Po Romero u përpoq të përsëritej në gjysmë ore lojë, por këtë herë ishte i pafat, me topin që goditi traversën. Tentativa e Lino, që kaloi ngjitur me shtyllën zgjon të besuarit e teknikut Simeone, të cilët brenda pak minutash goditën në portë me Griezmann dhe Morata, por nuk mundën të kalonin Nyland.

Lexo më tej: FOTO/ "Nuk mund të luash me tre këmbë", komenti me drita të kuqe i Valverde sikletos Real Madrid

Depay zëvendësoi sulmuesin spanjoll në fillimin e pjesës së dytë (i cili u largua i përlotur për shkak të një problemi fizik pas një ndërhyrjeje në lojë) dhe menjëherë iu afrua golit të barazimit. Holandezi provoi me një goditje me të djathtën që përfundoi ngjitur me shtyllën. Presioni i Colchoneros nuk dha efektet e dëshiruara dhe ndeshja përfundoi 1-0. Me këtë sukses, Sevilla u ngjit në kuotën e 23 pikëve dhe largohet nga zona e rënies, ndërsa Atletico Madrid mbetet i katërti me 48 pikë.

LaLiga Spain

Getafe 3-2 Celta Vigo

Mallorca 2-1 Rayo Vallecano

Sevilla 1-0 Atletico Madrid

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI