Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

“Bardhi nënkryetar i PD”/ Ç’ndodhi në mbledhjen e mbyllur të deputetëve demokratë

Lapsi.al 12 February 2024
“Bardhi nënkryetar i PD”/ Ç’ndodhi në

Deputetët e Partisë Demokratike të Rithemelimit dhe ata të drejtuar nga Gazment Bardhi zhvilluan këtë të hënë një mbledhje të përbashkët në selinë blu, për herë të parë që nga përçarjet e mëdha të 2 viteve të fundit. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura është diskutuar për protestën e 20 shkurtit dhe qëndrimet që do të mbahen për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë propozuar që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë pjesë e protestës së 20 shkurtit përmes teknologjisë. Sipas Baçit, Berisha duhet të ketë një fjalë para mbështetësve demokratë ditën e protestës.

Megjithatë deputetja Dhurata Çupi nuk ka qenë e këtij mendimi, duke argumentuar se nëse nuk mund ta ndihmojnë Berishën, të paktën nuk duhet që atij t’i rëndohet pozita juridike me të tilla veprime duke marrë parasysh se Berisha ndodhet në arrest shtëpiak.

Dhurata Çupi më tej është shprehur se demokratët nuk janë të qartë për qëndrimin që do të mbajnë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në datën 15 shkurt duke kërkuar nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi një qëndrim.

Nga ana tjetër Lindita Metaliaj ka theksuar se protesta e 20 shkurtit nuk duhet të jetë një pasarelë dhe se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë fjalimet e më pas të shpërndahen, por sipas saj duhet të ketë “përballje dhe betejë”.

Ndërsa Deputeti Bujar Leskaj ka propozuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që Gazment Bardhi duhet të bëhet automatikisht nënkryetar i partisë, pa votim. Ai propozoi po ashtu që disa prej deputetëve të grupimit të tij t’i bashkohen Kryesisë së Rithemelimit.

“Kryefjala jone është protesta e 20 shkurtit. Si një ditë mjaft e rëndësishme ku ne duhet të reagojmë fort përballë këtij pushteti të korruptuar. Kjo ditë e sotme të bën optimist dhe është shkalla e parë për të projektuar fitoren e 2025-ës. Deputetet e bashkuar tashmë edhe në parti, do të jenë motori i PD-së drejt zgjedhjeve dhe fitores. Duhet të kemi kthjelltësi mendimi publik, shpejtësi në aksionin tonë opozitar dhe strategji të qartë.

Pas datës 22 shkurt, duhet të ulemi seriozisht dhe të analizojmë aksionin opozitar. A duhet të vazhdojmë më kështu? Çfarë kemi fituar dhe çfarë kemi humbur? Na duhet një program i qartë i partisë, t’ua prezantojmë qytetarëve. Nuk mund të shkojmë tek njerëzit vetëm për të denoncuar korrupsionin e Ramës, por na duhet edhe t’u themi se çfarë do të bëjmë ne ndryshe. Pra na duhet një program.

Sa i përket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në Këshillin Kombëtar me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, të marrë postin e nënkryetarit të partisë, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe të statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, - u shpreh Leskaj sipas asaj që raporton BalkanWeb. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM?

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI