Flash

Kanosi me armë gjahu të moshuarin, arrestohet 62-vjeçari në Cërrik

Lapsi.al 12 February 2024
Kanosi me armë gjahu të moshuarin, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka kanosur me armë gjahu një 75-vjeçar në Cërrik. Mësohet se ai ka fshehur armën dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për kontrollin e banesës.

Ndërkohë, në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë gjahu, për motive të dobëta, një shtetas, kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të banesës, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari.

Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi disa fishekë arme gjahu dhe materiale që shërbejnë për prodhimin në mënyrë artizanale të këtyre fishekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në fshatin Çepë, Belsh, kanë shkuar në adresën e dhënë, me parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu, shtetasin 75 vjeç, banues në fshatin Çepë.

Gjithashtu, 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (ka fshehur armën e gjahut) dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.

Në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu. Vijon kontrolli për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së gjahut që ka përdorur 62-vjeçari, për kanosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Macron shtyn vizitën në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron kishte planifikuar të udhëtonte në Ukrainë më 13 dhe 14 shkurt, por vizita është shtyrë. Mediat e huaja raportojnë se pa...

08:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI