Flash

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. konfirmojnë romancën

Lapsi.al 12 February 2024
Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. konfirmojnë romancën

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. në dukje konfirmuan thashethemet për romancë  kur u panë së bashku në Las Vegas të shtunën.

Dyshja qëndruan pranë njëri-tjetrit ndërsa po ecnin nëpër hotelin luksoz Wynn pasi morën pjesë në para-Super Bowl të Fanatics.

Lajmi vjen disa ditë pasi dolën raportet se të dy po takoheshin.

“Kim ka qenë e lidhur romantikisht me Odell që nga vera e kaluar dhe mendoi se ajo kishte arritur ta mbante atë të fshehtë. Ajo nuk po sheh askënd tjetër tani – të paktën jo siç e dinë miqtë e saj të ngushtë”, tha një burim për Daily Mail.

Insajderi gjithashtu vuri në dukje se dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre "private" në mënyrë që të respektojnë djalin e tij njëvjeçar, Zydn, të cilin ai e ndan me ish të dashurën e tij Lauren "Lolo" Wood.

Ndërkohë, një burim i dytë i tha Us Weekly se marrëdhënia e tyre po “bëhej serioze”.

“Personaliteti i Odell-it është shumë më privat [se i saji]”, tha burimi i brendshëm. “

[Ai është] modest, ndërsa Kim është më e mësuar me vëmendjen”, shtuan ata, duke vënë në dukje se dyshja “po përpiqeshin të kuptonin hapat e ardhshëm”.

Në shtator, një burim  tha se dyshja"ishin shoqëruar rastësisht", shpesh me miq të përbashkët. Të dy vazhduan të nxisnin spekulime për lidhje kur ajo mori pjesë në festën e ditëlindjes së 31- të Beckham Jr. në New York City atë nëntor.

Odell ishte së fundmi në një lidhje me Wood nga viti 2019 deri në ndarjen e tyre në fillim të 2023.

Kim, nga ana e saj, u martua me Kanye West në vitin 2014. Ata u divorcuan në 2022.

Të këshilluara

Lana Del Rey reagon ndaj aludimeve pas Grammy

Lana Del Rey komentoi së fundmi aludimet e internetit se ishte e mërzitur që nuk fitoi çmimin për “Albumin më të mirë". Lana u shpreh në Instagram: “Vërtet e...

19:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI