Flash

Video/ Scalvini shënoi me këpucën në dorë: ja përse u anullua goli i mbrojtësit të Atalantës

Lapsi.al 12 February 2024
Video/ Scalvini shënoi me këpucën në dorë: ja
Nuk ishte një episod vendimtar, sepse goli më pas u anulua edhe për pozicion jashtë loje të Pasalic. Për më tepër që Atalanta e mbylli ndeshjen me golat e Zappacosta dhe Bilal Touré, duke i çuar shifrat 1-4. Megjithatë, ka një kuriozitet që ia vlen të analizohet. Bëhet fjalë për golin e mbrojtësit Scalvini në minutën e 75', kur rezultati ishte 2-1 për zikaltrit. Mbrojtësi i teknikut Gasperini shënoi duke mbajtur një këpucë në dorë dhe ia tregoi publikut gjatë festës. A mund të bëhet? Rregullorja është shumë e qartë: nëse këpuca hiqet aksidentalisht, po. Lexo më tej: Video/ Usain Gjimshiti: Atalanta ekzalton sprintin e kapitenit kuqezi Megjithatë, duke kontrolluar nëpër imazhet e aksionit, dallohet një parregullsi. Scalvini del përpara Ekuban dhe, në ndërhyrje, këpuca e tij e majtë duket se i del pjesërisht në këmba. Në atë moment, mbrojtësi i Atalantës përkulet dhe e heq atë. Ky është episodi kyç: këpuca hiqet vullnetarisht dhe, për shkak të rregullit 4 (uniforma e lojtarëve), nuk është e lejueshme. Prandaj, pavarësisht pozicionit jashtë loje të Pasalic, që nuk ishte fare i qartë, goli gjithsesi duhej të anulohej.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI