Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Analisti amerikan: Mesazhi që Blinken duhet t'i japë Ramës dhe Vuçiç në Tiranë

Lapsi.al 13 February 2024
Analisti amerikan: Mesazhi që Blinken duhet t'i japë Ramës
Studiuesi amerikan Edward P. Joseph, një nga njohësit më të mirë të Ballkanit ka komentuar në rrjetet sociale vizitën që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të bëjë në Tiranë përpara se të marrë pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih. Në këtë vizitë të rrallë në këtë rajon, Blinken, sipas studiuesit amerikan, nuk duhet të humbasë mundësinë për të rivendosur linjën udhëzuese që duhet ndjekur sipas Presidentit Biden, mes demokracisë dhe autokracisë, në një rajon ku kjo është edhe më e rëndësishme. Sipas tij, në Ballkan Blinken duhet t'u mëshojë fort vlerave perëndimore, duke mos “ngrënë asnjë fjalë”, citon lapsi.al. “Po, Shqipëria është një aleate e fortë. Por tendencat autokratike po dobësojnë rajonin, duke krijuar mundësi për Rusinë. Teksa falënderon Shqipërinë për mbështetjen për Ukrainën, Blinken duhet t'i kujtojë mikpritësit të tij, Rama, fqinjit të tij Vuçiç dhe të tjerëve në Ballkan se: “Demokracia është themeli i sigurisë dhe një qeveri e përgjegjshme, e bazuar në shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, të drejta të konkurrencës, media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për pakicat janë themeli i demokracisë” – shkruan Jospeh në rrjetet sociale. Ai më pas thotë se në këtë rajon SHBA nuk duhet të bëjë kompromise me vlerat demokratike. “Nuk ka nevojë për kompromis me vlerat amerikane në Ballkan. Krejt përkundrazi. Lutja ndaj autokratëve ka sjellë paqëndrueshmëri dhe mundësi për Moskën dhe Pekinin në Ballkan. Kjo vizitë e rrallë është mundësia për të dërguar një sinjal sqarues për kryeqytetet – dhe ambasadat amerikane – në të gjithë rajonin” - shkruan Joseph. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë makina në aksin Korçë-Pogradec

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip "Renault". Policia bën me dije se ...

19:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI