Flash

I shpallur në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 13 February 2024
I shpallur në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh,

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Xh.H.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shkon 52 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin Xh. H., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Deri në mesditë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave do të do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat priten në zonat malor...

08:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI