Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Policia po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë

Lapsi.al 13 February 2024
Policia po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të

Policia e Kosovës tha se po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë, një ditë pas protestës së organizuar nga grupe serbësh kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës se pas këshillimit me Prokurorinë Themelore dhe atë të Posaçme janë hapur hetimet për veprën “thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes”.

Ai tha se fletushkat janë shpërndarë gjatë protestës së një dite më parë dhe deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Në fletushkat e nënshkruara nga “Mbrojtja Popullore” udhëzohen qytetarët serbë se si të veprojnë kur hasin në njësitë policore.

Aty kërkohet që pjesëtarët e policisë së Kosovës të qëllohen me mjete të ndryshme, të ofendohen ndërsa jepen edhe udhëzime për përgatitjen e shisheve me benzinë të njohura si koktej molotov.

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e provokimeve të tilla.

Ky subjekt tha se fletushkat që bëjnë thirrje për “rezistencë ndaj policisë së Albin Kurtit”, janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq për destabilizimin e mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme.

Lista Serbe tha se populli serb në Kosovë do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore.

Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb ndërsa i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni mbi autoritetet në Prishtinë për anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me një shkurt, sipas të cilit euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Banka Qendrore e Kosovës tha se do të lehtësojë qasjen në institucionet financiare për serbët e Kosovës dhe synon këtë ta bëj në periudhë jo më shumë se tre muaj.

Vendimi i Bankës Qendrore ka nxitur reagimin e zemëruar të udhëheqësve të Serbisë të cilët thonë se qëllimi i tij është “përndjekja e serbëve të Kosovës” të cilët marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë.

Diplomatët perëndimorë i kanë bërë qeverisë së Kosovës të pezullojë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore dhe çështja të diskutohet në procesin e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian./VOA

Të këshilluara

Merr flakë makina në aksin Korçë-Pogradec

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip "Renault". Policia bën me dije se ...

19:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI