Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Lapsi.al 14 February 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 17°C temperatura maksimale pritet në qytetin e Durrësit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare më shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1–2 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës ku kthjellimet më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, ndërsa vranësirat më të dukshme do të paraqiten në perëndim dhe jugperëndim të Kosovës duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që gjatë natës të ketë përmirësim të theksuar të kushteve meteorologjike në të gjithë Kosovën. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët në Ferizaj deri në 10°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut dhe dëborës në zona të izoluara por pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që të rikthehen intervalet e gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin e MV duke lënë më vranësira të dendura zonat veriore dhe veriperëndimore të MV por nuk priten reshje. Parashikohet që edhe gjatë natës MV të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke u luhatur nga 0°C deri në 11°C vlera më e lartë e shënuar në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.

Europa

Do të vijojnë shirat me intensitet të lartë si edhe mini stuhi ere në ishujt Britanikë dhe gadishullin rajonin e Balltikut si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu moti i paqëndrueshëm do të mbetet dominant në gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut duke sjellë reshje shiu e dëbore por në sasi të pakta ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë ku temperatura ekstremisht të ulëta priten në Europën lindore deri në -13 gradë Celcius.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI