Flash

Rama komenton akuzat e Trump për NATO-n dhe vizitën e Blinken në Tiranë

Lapsi.al 14 February 2024
Rama komenton akuzat e Trump për NATO-n dhe vizitën e Blinken në

Kryeministri Edi Rama komentoi kritikat e kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump për shpenzime të pamjaftueshme të anëtarëve të NATO-s në mbrojtje. Rama i shmangu komentet e drejtërdrejta, por tha se Shqipëria do të përmbushë zotimet e marra në kuadër të NATO-s që të kontribuojë me 2% të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake.

“Ne, këtë angazhim nuk e shohim si një angazhim që e kemi marrë ndaj një presidenti apo ndaj një presidenti tjetër, por një angazhim të marrë në kuadër të NATO-s, ku kemi privilegjin të jemi pjesë dhe ku do të përmbushim me seriozitet, të gjitha angazhimet që merren në atë tryezë, në të cilën secili sipas madhësisë dhe sipas buxhetit duhet të kontribuojë me 2% të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake, si dhe në anën tjetër sigurisht që ne do të vazhdojmë të rrisim kapacitetet tona ushtarake, jo sepse po përgatitemi për ndonjë luftë në rajonin tonë, por sepse jemi pjesë e një aleance brenda së cilës ka angazhime dhe ka detyrime që ne duam t’i respektojmë një për një”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria e ka të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet angazhimeve të marra nga NATO.

“Ajo që ne bëjmë është brenda kontekstit të aleancës euro-atlantike, është brenda kontekstit të NATO-s, brenda detyrimeve tona dhe brenda kuadrit të seriozitet tonë si një vënë anëtar i NATO-s, i cili është një votë i vogël, që nuk mund të ndryshojë fatet e betejave të mëdha, në të cilat NATO përfshihet, por që ka të gjithë angazhimin dhe të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet në madhësinë e vet të gjitha angazhimeve të marra, duke filluar nga angazhimi i financimit të shpenzimeve ushtarake me 2% të buxhetit tonë”, tha Rama.

Për vizion e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken ai tha se ajo tregon se SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të rëndësishëm dhe që ka një konsideratë të veçantë për rolin që Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon.

“Angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria ka marrë një falënderim jashtëzakonisht domethënës nga përfaqësuesja e Shtetit të Bashkuara, ambasadorja në atë tryezë për kontributin e veçantë. Sigurisht që kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve tanë strategjikë tek Shqipëria, tek pesha e Shqipërisë sot në rajon dhe patjetër edhe me një konsideratë të veçantë për rolin e Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjitha shijet e lagjes sonë Ballkanike në mes të Evropës”, - tha Rama.

Ai tha se Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar.

“Sot Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar, falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm që ne kemi bërë në politikën tonë të jashtme, por edhe një sërë angazhimesh të paimagjinueshme, deri kur ka ndodhur, të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, tha Rama në një intervistë për emisionin Context në ATV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI