Flash

Detaji/ Blinken me rezerva për reformën në drejtësi "Nuk ka qenë perfekte"

Lapsi.al 15 February 2024
Detaji/ Blinken me rezerva për reformën në drejtësi

Sa herë ka një prononcim për reformën në drejtësi, zyrtarët amerikanë në Shqipëri nxitojnë ta shesin atë për një histori suksesi. Së fundmi, këshilltari ligjor në ambasadën e SHBA-së, David Backman gjatë një takimi në Shkodër e quajti SPAK-un një xhevahir që duhet ruajtur me çdo kusht. Ish ambasadori Donald Lu i krahasonte oficerët e BKH-së me personazhet e filmit "The untouchables" ku marrin pjesë Kevin Kostner, Shon Koneri, Endi Garsia etj, ndërsa ish ambasadorja Juri Kim i quajti prokurorët e SPAK si "heronjtë e fëmijëve tanë" para se të largohej nga Shqipëria.

Në fakt, sekretari për shtetin Entoni Blinken nuk ndau të njëjtin entuziasëm me ta. Blinken foli për reformën në drejtësi si një procës, që madje nuk kishte qenë perfekt.

"Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, perfekte, ose e shpejtë por po tregon rezultate, sikurse i përshkroi edhe kryeministri. Sot u takova edhe me prokurorë dhe me gjyqtarë. Po i ndihmojmë në përpjekjet e tyre për reformën. Zyrtarë të korruptuar po mbajnë përgjegjësi. Anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë e tyre. Ndaj ky është një proces i fuqishëm. Por është një proces. Dhe po ecën para" tha ai.

https://youtu.be/KhaQoHwr8_U?t=1792

Arsyeja për të cilën Blinken nuk lëshoi superlativa për reformën në drejtësi mbetet e panjohur. Sekretari i shtetit qëndroi për rreth 1 orë e gjysëm në takimin kokë më kokë me Edi Ramën para se të dilnin në një konferencë të përbashkët./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI