Flash

Drejtësia e re mban shënim komplimentat e Blinken për Edi Ramën

Lapsi.al 15 February 2024
Drejtësia e re mban shënim komplimentat e Blinken për Edi

Një takim me kreun e prokurorisë speciale, Altin Dumanin qarkulloi si thashethem disa ditë para se sekretari i shtetit, Entoni Blinken të mbërrinte në Shqipëri. Lajmi u konfirmua këtë mesditë, kur kreu i SPAK, Altin Dumani, kreu i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreu i ILD, Artur Metani u rreshtuan për ta pritur sekretarin e shtetit tek piramida e rindërtuar pranë kryeministrisë.

Takimi ka zgjatur pak minuta, pasi Blinken mbajti një fjalim ku i thuri lavde kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur një udhëheqës të shquar dhe kryeministër të mirë.

Duke qenë se ishin të ftuar në të njëjtin ambjent tek piramida, të përzgjedhurit e drejtësisë së re kanë pasur mundësi të vënë si "vath në vesh" komplimentat e sekretarit të shtetit për Edi Ramën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI