Flash

Mourinho ndez polemikat: "Më flakën nga Roma për fajin e dikujt që kupton pak nga futbolli"

Lapsi.al 15 February 2024
Mourinho ndez polemikat: "Më flakën nga Roma për fajin e

Pas përfundimit të stuhishëm të eksperiencës së tij te Roma, që u mbyll me shkarkimin e tij muajin e kaluar, José Mourinho rikthehet të flasë. E si gjithmonë e bën këtë pa i kuruar fjalët. Special One, si ambasador global i Football.com, publikoi artikullin e tij të ri në 'Pulse Nigeria' për të komentuar fazën finale të Champions League, por teksti shpejt u shndërrua në një sulm të ashpër ndaj Friedkins.

"Po nisin kompeticionet europiane, në veçanti Champions League - tha Jose -. Ndoshta kompeticioni më i rëndësishëm në kalendarin botëror. Nuk do të jem aty në këto faza finale, jo sepse jam eliminuar tashmë, por sepse jam "eliminuar" nga dikush që di shumë pak për futbollin. Kjo është jeta, plot ulje-ngritje, dhe unë po rritem, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Por do të kthehem, dhe me më shumë entuziazëm dhe besim, për këto ndeshje të UEFA-s".

Lexo më tej: Prapaskena e largimit nga Trigoria: Mourinho ka lënë dy sende në dollapin e Pellegrini, një kujtim nga Tirana

Mourinho nuk i përmend kurrë drejtpërdrejt, por referenca për ish-punëdhënësit e tij (në realitet portugezi është ende nën kontratë me Romën, edhe pse flirton me Bayern) është evidente. Shënjestra e Mourinho është Friedkin dhe kjo kërkon pak diskutim. Tekniku portugez nuk e ka fshehur zhgënjimin për një shkarkim që erdhi pas humbjes në San Siro me Milan si një rrufe në qiell të hapur. Prova për këtë është edhe unaza e Conference League, e fituar në Tiranë, e mbetur në dollapin e kapitenit Pellegrini (“Kur të bëheni burra do ma ktheni”).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI