Flash

Për Inter i tha jo Guardiolës: Barella refuzoi Manchester City e rinovoi deri në vitin 2029

Lapsi.al 15 February 2024
Për Inter i tha jo Guardiolës: Barella refuzoi Manchester City e

Kur në ditët e fundit të merkatos së verës u kuptua se pista Paquetà do të dështonte, Manchester City trokiti zyrtarisht në derën e Inter për të kërkuar informacion për Nicolò Barella. Pep Guardiola, i cili vetëm pak javë më parë e kishte parë si kundërshtar në fushë në finalen e Champions, e kishte dashur mesfushorin në Premier League. Barella, por edhe klubi zikaltër nuk ishin të hapur për transferim, duke konfirmuar që synimi i Barella është të vazhdojë për një kohë të gjatë me fanellën e Inter.

Kjo prapaskenë transferimi, e treguar nga Gazzetta dello Sport, na çon drejtpërdrejt në ditën e sotme dhe në të ardhmen e zv/kapitenit zikaltër. Në skadencë në vitin 2026, klubi dhe lojtari janë të impenjuar në negociata për rinovimin që do të zgjaste kontratën edhe tre vite të tjera, deri në vitin 2029. Një impenjim, nga të dyja palët, për të vërtetuar dashurinë e Barella për Inter dhe atë të Inter për Barella.

Lexo më tej: "Alo, jam Inzaghi": hetimi mbi Inter nga Prokurorisë Federale po shkon drejt gjobës së dyfishtë

Rendiment i rëndësishëm, zv/kapiten, titullar në kombëtare, i kërkuar nga klubet e mëdha të huaja. Në Viale della Liberazione e dinë që për të vazhduar për një kohë të gjatë me lojtarin duhet një rrogë e denjë. E në fakt kjo është tema që po flitet edhe në bisedime. Aktualisht Barella, mes pjesës fikse dhe bonusit, fiton rreth 6 milionë euro. Ndërsa në marrëveshjen e re në diskutim do të arrinte 7 milionë, pas vetëm ndaj Lautaro Martinez.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI