Flash

Pogba mund të shpallet i pafajshëm, Pimenta thyen heshtjen: "Paul po stërvitet për tu kthyer të luajë"

Lapsi.al 15 February 2024
Pogba mund të shpallet i pafajshëm, Pimenta thyen heshtjen: "Paul

Nga nesër, e premte 16 shkurt, çdo moment mund të jetë momenti i duhur për dëgjesën e Paul Pogba para Gjykatës Kombëtare Anti-Doping. Avokatët e mesfushorit francez kishin marrë shtyrjen e kërkuar nga 18 janari, për të përgatitur mbrojtjen. Lojtari i Juventus rezultoi pozitiv me Dhea, ose pentadehydroepiandrosterone, që është një hormon pararendës i testosteronit. Ndërkohë, nga Pogba, ka humbur çdo gjurmë dhe aktiviteti i tij në rrjetet sociale është ndalur prej disa javësh.

Menaxherja e tij Rafaela Pimenta hodhi dritë mbi situatën e francezit në një intervistë me Cronache di Spogliatoio. "Pogba mund të kthehet në fushë nesër. Ai është gati për çdo situatë, ai është një kampion edhe mendërisht. Ai merr një goditje, e tret dhe vazhdon përpara. Nuk ka ecur përpara në mënyrë të papërgjegjshme. Stërvitet duke e ditur se duhet të jetë gati. Nganjëherë i them: do të bëjmë diçka tjetër? E ai nervozohet, më përgjigjet: 'Rafa! Duhet të stërvitem. Nuk e ke kuptuar: duhet të luaj, duhet të fitoj e duhet të përfundoj rrugëtimin që kam nisur. Nëse duhet të luante nesër, mund të futet në fushë e të luajë. Natyrisht është një moment i vështirë e duhet superuar", ka thënë ai.

Lexo më tej: Pogba, dorë e rëndë e prokurorisë: kërkohen katër vjet skualifikim për francezin

Me pak fjalë, pavarësisht se është gati 31 vjeç dhe mundësia e një skualifikimi të gjatë është evidente, Pogba duket se synon të mos e mbyllë karrierën e tij në këtë mënyrë. Megjithatë, është e vështirë të kuptohet nëse ai do ta bëjë këtë me fanellën e Juventus apo jo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI